125 milion leva (rreth 64 milion euro) u ndanë nga qeveria në mbledhjen e sotme në mënyrë që të sigurojë vaksinat në luftën kundër Covid-19. “Me ta, një total prej 305 milion leva (rreth 156 milion euro) u dha nga paratë e taksapaguesve bullgarë për vaksinat. Vaksinat janë falas dhe jepen vetëm me kërkesë të çdo bullgari”, tha Kryeministri Bojko Borisov dhe kujtoi se vaksinat janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe nga Komisioni Evropian.
Gjatë takimit të qeverisë, Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov informoi se vaksinimi po shkon sipas planit dhe 3844 njerëz tashmë u vaksinuan në të gjithë vendin.
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një procedurë që të raportojmë në Eurogrup - në mes të shkurtit. Vetëm atëherë do të shohim se cilët janë..
Paraditen e së premtes do të ketë mjegull në ultësira dhe lugina. Vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 2 deri në 3°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të ketë..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në..
Përfitimet për Bullgarinë nga hyrja e plotë në Shengen vlerësohen në mbi 800 milionë euro në vit. Më të mëdha ato do të jenë për prodhuesit dhe eksportuesit...
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..
61% e bullgarëve hasin lajme të rreme çdo ditë, sipas një sondazhi të Agjencisë “Mjara”, të kryer deri më 17 janar. Të paktën një herë ose disa herë në..