Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mësimet e vitit 2020 na japin çelësin drejt shpëtimit

Foto: sveticarboris.net

Për shumë njerëz viti 2020 ishte jashtëzakonisht i paharrueshëm – i bilancit dhe i rivlerësimit të sistemit të vlerave. Disa u ndanë me njerëz të dashur, të tjerë humbën punën, të tretë panë rrugën e shpëtimit të shpirtit të tyre. Në pragun e Vitit të Ri 2021 shumica e bullgarëve shikojnë drejt së ardhmes së paqartë me ndjenje të përziera të frikës, të pasigurisë dhe të shpresës së vogël. Sidoqoftë, mundësia që pandemia e cila e ngatërroi jetën e miliarda njerëzve të gjithë botës nuk ka gjasa të shuhet aq shpejtë siç erdhi.

Sipas Kishës sonë Ortodokse asgjë në këtë botë nuk ndodh pa lejen e Zotit. Rastësisht ose jo, pandemia goditi Bullgarinë në pranverë gjatë Kreshmës së Madhe dhe mori viktimat më të shumta gjatë Kreshmës së Krishtlindjeve. “Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës ndaj Zotit dhe shpresoj se njerëzit e kanë kuptuar që Ai dëshiron të na tregojë diçka”, theksoi në një intervistë për Radio Bullgarinë at Georgi Fotakiev nga kisha “Shën Mbreti Boris” në qytetin Varna. “Pikërisht atëherë i ashtuquajturi i krishteri tradicional ortodoks, i cili frekuenton kishën pa besim nxiton për të bërë pazar dhe i kthen festat e ndritshme të krishtere në kotësi” thotë at Georgi. Ja përse sipas tij viti 2020 u dha bullgarëve mundësi të rimendojnë ngjarjet nga pikëpamja shpirtërore. Sepse pandemia u tregoi atyre se janë të vdekshëm:

Kohët e fundit mirëqenia materiale dhe mundësitë tërheqëse sikur e larguan njeriun nga ideja për përjetshmërinë.Të gjithë luftojnë për momentin pa e kuptuar që kjo është vetë përjetësia. Gjërat që ti bën janë jehonë e asaj e cila na pret në jetën e përjetshme – aty ku duhet të shkojë secili prej nesh. Prandaj jam i lumtur, se viti ishte i bekuar nga pikëpamja e krishtere. Shpresoj që secili të nxjerrë më të mirën prej tij.”

Përsa iu përket sprovave të vitit 2020 përmes të cilave shumica e njerëzve u desh të kalonin – ato zbehen në sfondin e urisë, luftërave dhe epidemive të rënda gjatë shekujve. “Ne ende nuk kemi parë ngjarje në të cilat natyra njerëzore sprovohet në emër të Zotit dhe të të afërmit – kujton at Georgi dhe shton. – Pikërisht atëherë duket se kush është Njeri.”

“Nëse njerëzit mund të ruajnë në vitin 2021 këtë vetëdije dhe arritën të bëjnë një vlerësim, nëse panë kotësinë e gjithçkaje - ata mund ta mbajnë besimin e tyre dhe të forcohen në të. Do të doja ta kuptonin se “këtu dhe tani” nuk është në kohë dhe hapësirë, por në përjetësi. Zoti na e ka dhënë këtë planet për ta mbrojtur. Është një gjë normale që të kemi përgjigje për gjithçka që i bëjmë tërë natyrës, por edhe shpirtrave tanë. Falë papërgjegjësisë sonë, katastrofat janë duke u rritur.”

Për këtë arsye urimi i priftit Georgi me rastin e Vitit të Ri 2021 është që të gjithë të kenë “gëzim paqësor hyjnor” siç është ai që na vjen nga lartë. Dhe ai është i mundur vetëm nëse njerëzit do të ruajnë besimin e tyre pavarësisht nga vështirësitë. Shpresa e priftit Georgi është që bullgarët të përulen pak dhe të riorientojnë vlerat e tyre, gjë që do t’i ndihmojë ata të përparojnë në jetën shpirtërore.

“Unë i uroj të gjithë bullgarëve shëndet, jetëgjatësi dhe sukses në të gjitha përpjekjet e tyre për të shpëtuar. Të gjitha më të mirat që ata mund të kenë dhe dhëntë Zoti të bëjnë përpjekje - të mos dëshirojnë, por të bëjnë gjërat, sepse siç thotë Apostulli Jakob, “besimi pa vepra është i vdekur”.”

Kjo është arsyeja për të cilën mesazhi i at Goergi mblidhet në dy fjalë “Vepra të mira!”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: sveticarboris.net



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD