Pjesa kryesore e komunitetit bullgar në Azerbajxhan transferohet në fillim të shekullit të 20 në Ganja, qytetin e dytë për nga madhësia në vend, një qytet me histori të pasur dhe të lashtë. “Komuniteti Bullgar i shumtë në numër ruan gjuhën, kulturën dhe traditat gjatë të gjitha këtyre viteve. Regjistrimi i popullsisë gjatë vitit 1989 tregon se, këtu zyrtarisht jetojnë 289 bullgarë. Aktualisht statistika po rinovohet”-thotë bullgarja etnike Maria Guseynova dhe shton:
“Unë u rrite në Ganja dhe gjithmonë prezantohem si bullgare nga Azerbajxhani. Gjyshja ime më ka treguar se kemi jetuar në qytetin Panagjurishte, paraardhësit tanë janë transferuar që aty përmes Besarabis në Ukrainë dhe janë vendosur në krahinën e Zaporozhies, ku kanë ekzistuar disa qyteza bullgare - tregon Maria Guseynova për rrënjët e saj. Ajo kujtohet dhe për tezen e saj: Ajo këndonte shkëlqyeshëm, unë u rrita me këngët bullgare”.
Maria Guseynova ka mbaruar studimet në Fakultetin Filozofik të Universitetit në Kiev. Aktualisht jeton në kryeqytetin Baku, por vazhdon të jetë shpirti dhe zemra e komunitetit bullgar në Azerbajxhan. Bashkatdhetarët tanë të largët aty shënojnë festat bullgare, pothuajse krejtësisht kanë ruajtur kuzhinën tradicionale. “Vet unë pjek byrek bullgar, por këtu e quajmë mlin” - nënvizon bashkëbiseduesja jonë.
Në Ganja, e cila është një qytet i vëllazëruar me kryeqytetin detar bullgar Varna, nuk ka klube bullgare, nuk ka shkolla bullgare, kurse komuniteti kompakt bullgar mblidhet në shtëpinë e Maria Guseynovës ose ajo viziton bullgarët e tjerë. “Bullgarët e lindur në Ganja janë njerëz punonjës. Kemi doktor të shkencave, biznesmen, pedagogë, mjekë. Shpesh në mendimet tona ne kthehemi në Bullgari” - tregon Maria Guseynova.
Vet ajo, jo njëherë ka qenë në atdheun e vet historik - në qytetet Panagjurishte, Varna, Plovdiv, Burgas, Sofja. Çfarë i bën një përshtypje më të madhe në Bullgari?
“U mendova gjatë mbi këtë pyetje. Mua personalisht më bëri përshtypje çdo gjë - njerëzit, ushqimi, kultura - përgjigjet ajo. Kur ia drejtova po këtë pyetje fëmijëve të mi si dhe njerëzve të tjerë, të cilët kanë vizituar Bullgarinë, vajza ime u përgjigj njerëzit, nipit tim i pëlqeu ushqimi, kurse të tretë janë mahnitur nga bukuria e Bullgarisë. Por që të gjithë qenë të një mendimi : çdo gjë e lidhur me Bullgarinë, na pëlqen”
Gjatë vitit 2005 Maria Guseynova realizon një ëndërr të saj të vjetër: të bashkojë të dy atdhe të afërta për të - Azerbajxhanin dhe Bullgarinë. Ajo krijon shoqatën “Ndihmë për zhvillimin e miqësisë bullgaro-azerbajxhanase”. Gjatë të njëjtit vit fillon të dalë dhe revista “Akord” në gjuhën bullgare, e cila shpërndahet në Azerbajxhan, Bullgari dhe Ukrainë.
Midis të dyja shteteve zhvillohet një bashkëpunim aktiv në fusha të shumta. Në Universitetin e Sofjes është hapur Qendra për Gjuhën dhe Kulturën Azerbajxhanase.
“Bashkëpunimi ynë është shumë i frytshëm. Kur vij në Bullgari, ndaj meje sillen me një kuptim, vëmendje, respekt, interesohen nga jeta e bullgarëve në Azerbajxhan - thotë Maria Guseynova.
Na ndihmon dhe Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit. Që aty na dhanë veshje popullore, të cilat na janë shumë të nevojshme, si dhe letërsi për Bullgarinë, për festat e saj. Dua të shpreh falënderimin tim të madh. Gjithmonë mundohem që të ndaj këto peshqeshe me bullgarët, të cilët jetojnë këtu dhe në Ukrainë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personalMë shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..