Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 301

Foto: ЕPA/BGNES

Prindërit janë kundër kthimit të fëmijëve në shkollë

Organizatat “Science in the Crisis” dhe “Prindër për arsim të parrezikshëm” iu kundërvunë vendimit të Ministrisë së Arsimit për kthimin në kopshte dhe në shkollë të fëmijëve nga klasa e parë deri në klasën e katërt.

“Një vendim i tillë në kushtet e situatës epidemike rrezikojnë jetën dhe shëndetin e një pjese të madhe të qytetarëve”, shkruan ata në një letër të hapur dërguar Ministrit të Shëndetësisë. Sipas dy organizatave nuk është e vërtetë se fëmijët nuk janë ndër përhapësit kryesorë të Covid-19 dhe se hapja e shkollave nuk përbën rrezik. Këto pohime mund të kundërshtohen lehtë nëpërmjet informacionit të grumbulluar deri tani, është shënuar gjithashtu në letër.

Më shumë të shëruar dhe më pak të infektuar me Covid-19

274 raste të reja të koronavirusit janë konstatuar gjatë 24 orëve të fundit nga 2 447 teste – 1 831 me PCR teste dhe 616 me teste antigjeni, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Kjo do të thotë se 11% e testeve kanë rezultuar pozitive.

Të shëruarit janë 816 veta, të vdekurit – 28, në spital mjekohen 4 747 pacientë – 462 prej tyre në repartet intensive.

8 punonjës mjekësorë janë infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit dhe bashkë me ta numri i tyre total shkon në 8 919.

Rastet aktive janë 74 593. Rastet pozitive që nga fillimi i pandemisë tashmë janë 202 540 veta. Deri tani të vaksinuarit janë 4 739 veta.

Ata të cilët e kanë kaluar koronavirusin gjithashtu duhet të vaksinohen

Njerëzit të cilët kanë kaluar koronavirusin kanë antitrupa, por ata nuk janë të mjaftueshëm, tha para Nova Tv dr. Nikollaj Brënzallov, zëvendëskryetar i Bashkimit të Mjekëve Bullgarë. Ky është shkaku që të shëruarit gjithashtu të kenë nevojë për vaksinë.

Mjeku shprehu shpresë se imunizimi kundër Covid-19 do të japë përgjigjet e domosdoshme. Sipas fjalëve të tij lajmi më i mirë është se do të arrijmë ta likuidojmë virusin në plan botëror, në qoftë se minimum 70% e njerëzve vaksinohen. Dr. Nikollaj Brënzallov i këshilloi pacientët me reaksione alergjike ta bëjnë një “çadër medikamentoze” disa ditë para dhe pas vendosjes së vaksinës, ndërsa në rastet e alergjive më të rënda – të konsultohen me mjek.

Kriza e koronavirusit dërgoi 380 000 nëpunës në bursë

380 000 veta kanë mbetur pa punë gjatë 11 muajve të fundit, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave dhe të Agjencisë së Punësimit, të cilat ndjekin se si kriza e koronavirusit ndikon mbi tregun e punës. Për periudhën e njëjtë kanë gjetur punë 235 000 veta.

Ndërkaq, gjatë javës së fundit të viit të kaluar janë regjistruar dy herë më shumë të papunë në krahasim me ata që kanë filluar punë – përkatësisht 3400 dhe 1700 veta.

Njerëzit që kanë mbetur pa punë kohët e fundit janë në qytetet e mëdha.

 250 000 punonjës kanë përfituar nga masa 60/40

Në kuadrin e masës 60/40 në përkrahje të biznesit dhe të punonjësve deri tani janë paguar 629 mln leva. Kjo u bë e qartë në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh. Kështu 250 000 nëpunës në 11 ndërmarrje kanë arritur të ruajnë punën e tyre gjatë krizës së koronavirusit.

Konfederata e Sindikatave të Punës dhe Asociacioni i Kapitalit Industrial propozojnë ndryshime në Kodin e Punës, të cilat të rregullojnë mekanizmat për përkrahje në rastin e mbetjes së detyrueshme pa punë (kur firmat e ndalojnë veprimtarinë e tyre me urdhër të organit shtetëror). Projekti i tyre parashikon që në një situatë të tillë shteti të paguajë kompensim prej 75% të pagës së punonjësve.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Marshime për përvjetorin e tretë të agresionit rus në Ukrainë

Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e Çernobilit është një rrezik për Evropën dhe botën, tha për bTV ambasadorja e Ukrainës në Bullgari Olesja..

botuar më 25-02-24 10.36.PD
Rosen Zheljazkov, Friedrich Merz

Kryeministri Zheljazkov ka uruar Friedrich Merz dhe CDU/CSU për fitoren e zgjedhjeve në Gjermani

Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin e tyre Friedrich Merz në rrjetin social X për "fitoren mbresëlënëse zgjedhore". Kryeministri..

botuar më 25-02-24 9.47.PD

Mbi gjysmë milioni bullgarë janë ndihmuar me një program evropian për të pafavorizuarit social

Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..

botuar më 25-02-22 1.35.MD