340 raste të reja të koronavirusit janë konstatuar gjatë 24 orëve të fundit nga gjithsej 2585 teste – 181 me PCR dhe 159 antigjeni, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Kjo do të thotë se 13% e të infektuarve kanë rezultuar pozitivë. Më shumë të infektuar ka në kryeqytetin Sofje -94.
Të shëruarit janë 1124, të vdekurit – 40 veta, ndërsa në spital mjekohen 4786 pacientë – 458 prej tyre në repartet intensive.
Rastet pozitive që nga fillimi i pandemisë janë 202 880, ndërsa ato aktive – 73 769. Njerëzit e vaksinuar mbeten 4 739, sepse gjatë 24 orëve të fundit nuk janë bërë imunizime të reja.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbërriti me një helikopter të Forcave Ajrore Bullgare në poligonin Novo Sello, në rrethin e Slivenit, për t'u njohur me punën e grupit luftarak shumëkombësh me vendin kornizë Italinë. I ftuari shoqërohej nga..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Ukrainës pa mbështetjen e Asamblesë..
Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..