Hekurudhat Shtetërore Bullgare pritën vitin e ri me dy lokomotiva të reja me emra të udhëheqësve bullgarë Asparuh dhe Tervell. Këto janë lokomotivat e para të reja gjatë 30 viteve të fundit, transmetoi BNT.Ato janë krejtësisht të digjitalizuara me sisteme të sigurisë të brezit të fundit. Lokomotivat do të udhëtojnë në linjat nga Sofja deri në Varna dhe Burgas.
Hekurudhat Shtetërore Bullgare presin akoma 13 makina, të cilat do të mbërrijnë me etapa pas muajit shkurt.
Të gjitha ato do të jenë me emra të udhëheqësve bullgarë. Çdo makinë do të disponojë QR kod. Pas skanimit të tij me celularë pasagjerët do të mund të mësojnë fakte interesante historike për udhëheqësin përkatës bullgar.Së shpejti do të nisë një studim tregu, i ndjekur nga një procedurë konkurrence për zhvillues bullgarë të disa llojeve të dronëve të kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes. Këtë e bëri të ditur Tomisllav Donçev, zëvendëskryeministër dhe ministër i..
Policia në Varna po heton një kërcënim ndaj Biljana Kocevës, motrës së kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare. "Qëndroni gjallë për njerëzit tuaj të dashur" është mesazhi i shkruar në kutitë e purove të..
Kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi në Kopenhagë se vendi ynë mbështet krijimin e një muri evropian kundër dronëve. Ai mori pjesë në takimin joformal të Këshillit Evropian në kryeqytetin danez, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. "Në një..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..