Po përgatitet një protokoll për votim në gjendje pandemie
Presidenti Rumen Radev deklaroi se akoma nuk disponon informacion të mjaftueshëm, që të mund të marrë vendim të informuar për këtë se kur të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Si President për mua është me rëndësi të garantohet e drejta kushtetuese e votimit e bullgarëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por edhe shëndeti i tyre. Këtë e tha Presidenti Rumen Radev në konsultimet për zhvillimin e zgjedhjeve të drejta dhe transparente, të cilat garantojnë të drejtën e votës dhe shëndetin e njerëzve.Zgjedhje të tilla u zhvilluan në një sërë shtetesh, si SHBA, Francë, Gjermani, Korenë e Jugut, Izrael, Poloni, Kroaci, Rumani dhe Maqedoninë e Veriut.
Po përgatitet protokoll për zhvillimin e zgjedhjeve në kushte pandemie. Është e mundur heqje e përkohshme e karantinës së qytetarëve që janë vendosur në karantinë, që të mund të votojnë – u përgjigjën Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov dhe Kryeinspektori Shtetëror i Shëndetësisë Angell Kunçev.
Kryeministri mendon se po kërkohet shkas për shtyrjen e zgjedhjeve
“Zgjedhjet janë më 28 mars dhe nuk duhet të kërkohen justifikime për shtyrjen e tyre. Në qoftë se Presidenti do që t’i shtyjë, kjo është krejtësisht në të drejtat e tij, por nuk duhet të flasë se askush nuk mund t’i japë prognoza, sepse praktikisht nuk ekziston një njeri i tillë”, tha në Veliko Tërnovo Kryeministri Bojko Borisov.
“28 marsi është data e shpallur për zgjedhjet parlamentare. Po përgatitemi për këtë datë dhe po përgatisim edhe protokoll mjekësor. Në qoftë se ka njeri, i cili të japë prognozë se çfarë do të jetë situata më 28 mars, atëherë ai duhet të jetë shef i Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, komentoi Kryeministri, cituar nga gazeta “Trud”.
Kryqi i Kuq Bullgar me një fushatë anti-Covid “Bëje për ata, të cilët i do”
Kryqi i Kuq Bullgar starton një fushatë të madhe informative për Covid-19 me emrin “Bëje për ata, të cilët i do”. Ajo do të zhvillohet në periudhën janar-mars 2021, ndërsa qëllimi i saj është ta nënvizojë rëndësinë e respektimit të masave anti-epidemike, të prezantojë informacion të sigurt dhe të luftojë lajmet e rreme.
Iniciativa është pjesë e programit “Veprimtari në përgjigje të Covid-19” të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq Bullgar dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, financuar nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar.
9,55% janë të infektuarit me Covid-19 nga 10 774 teste
Të infektuarit me Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit janë 1029 nga 10 774 teste, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Rastet e vdekjes gjatë 24 orëve të fundit janë 157, ndërsa gjithsej nga fillimi i pandemisë ato janë 7835. Të shëruarit janë 124 624 veta, 2213 nga të cilat – gjatë 24 orëve të fundit. Pacientët me koronavirus të shtruar në spital janë 4405, 411 prej të cilëve janë në repartet intensive. Rastet e ripohuara të koronavirusit në vend që nga fillimi i pandemisë janë 204 080.Të sëmurët aktivë janë 71 621. Numri total i testeve të bëra është 1 173 704.
Rreth 1 mln bullgarë e kanë kaluar Covid-19
Tashmë ka prova të tërthorta se shtami i ri i koronavirusit ka ardhur në Bullari nga Britania e Madhe, tha para Dir.bg drejtori i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Ngjitëse dhe Parazitare prof. Todor Kantarxhiev.
“Është me rëndësi të dihet se mutacioni nuk pengon vaksinimin dhe diagnostikimin dhe se nuk ka prova mjekësore se është më ngjitës. Nuk ka gjithashtu prova se të infektuarit e kalojnë më rëndë sëmundjen, madje përkundrazi”, vuri në dukje Kantarxhiev.
Rreth 1 mln bullgarë tashmë janë hasur me sëmundjen dhe mundësia që të sëmuren përsëri është e vogël. Në plan botëror ka prova mjekësore për përsëritjen e infektimit të një njeriu nga gjithsej 2 mln të sëmurë, thotë profesori.
Pritet që deficiti buxhetor për vitin 2020 të jetë më i ulët nga ai i planifikuar
Pritet që deficiti në buxhetin e shtetit për vitin 2020 të jetë 1.84 miliardë euro, në vend të 2.65 miliardë eurove të shënuara në ligj. Ministria e Financave parashikon se deficiti do të jetë 3% e PBB-së së pritur. Mjetet kanë për qëllim luftimin e efekteve të pandemisë. 1.43 miliardë euro janë përdorur për stimuj të ndryshëm fiskalë në ekonomi. 409 milionë euro janë ridrejtuar nga fondet në programe të ndryshme të BE-së.
Të ardhurat totale në thesarin për vitin 2020 do të jenë 22.6 miliardë euro, në vend të 22.2 miliardëve të parashikuar. Për shkak të masave për përballimin e pandemisë, shpenzimet e qeverisë vitin e kaluar kanë qenë 24.4 miliardë euro, ndërsa në vitin 2019 - 23.1 miliardë euro, bëri të ditur BTA.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..