Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 306

Foto: Pixabay

Masat antiepidemike japin "rezultate jashtëzakonisht pozitive"

Sa i përket pandemisë, Borisovi i kualifikoi masat antiepidemike si “masat më të buta dhe më kursyese sa i përket psikikës së njerëzve” dhe në të njëjtën kohë “të cilat i japin mundësi ekonomisë të punojë mirë dhe të mund të mbulohen shpenzimet e mëdha nga koronakriza”.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë profesor Konstantin Angjellov masat kanë çuar deri në të dhëna jashtëzakonisht pozitive dhe tanimë në 3 krahina - Kërxhali, Razgrad dhe Gabrovo, numri i njerëzve të sëmurë nga koronavirusi është nën 120 në 100 mijë veta.Bullgaria zë vendin e 24 për nga sëmundshmëria në Bashkimin Evropian dhe vendin e tretë për nga vdekshmëria, njoftoi inspektori i përgjithshëm shtetëror docenti Angjell Kunçev.  Më shumë mbi temën mund të lexoni KËTU.


Disa muaj të vështirë qëndrojnë përpara ekonomisë bullgare

“E di shumë mirë se viti i kaluar qe një vit i vështirë dhe i rëndë për shumë biznese dhe sektorë dhe mbase njerëzit ndihen shumë të lodhur. Por, realisht  muajt e ardhshëm do të jenë të rëndë, sepse nga njëra anë ka vështirësi me shpërndarjen e vaksinës, kurse nga ana tjetër - investimet në Bullgari u ngushtuan me rreth 60% dhe nuk mendoj se ka mbetur ndonjë mbrojtës në biznes” këtë e tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, ish ministri i financave Simeon Djankov. Ai prognozon se viti 2021 do të jetë viti i një pasigurie. Më shumë hollësi mund të dëgjoni KËTU.


Rekomanduan masa për zgjedhje të sigurta

Këshilli Publik pranë Komisionit Qendror Zgjedhor mendon se mbajtja e zgjedhjeve në kushte pandemike është e mundur, por kërkon planifikim të kujdesshëm, njoftoi BTA.

Në mënyrë që të fitojë besimin e subjekteve politike, votuesve dhe anëtarëve të komisioneve zgjedhore se të drejtat e tyre do të garantohen dhe pjesëmarrjen në zgjedhje të sigurt, këshilli rekomandon: të minimizohet kontakti fizik midis njerëzve, si dhe njerëzve me materiale; të përdoren mundësitë online; të përdoren vendvotime të lëvizshme dhe mundësitë për votim postar; në vend të nëpunësve në seksione të kenë kamera online për transmetim të drejtpërdrejtë të procesit.


Sipas presidentit është e rëndësishme që njerëzit të binden të votojnë

Presidenti Rumen Radev vazhdoi konsultimet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Bullgari. Ai theksoi se jo gjithçka në lidhje me organizimin e zgjedhjeve parlamentare varet nga data në të cilën ato do të mbahen. Para përfaqësuesve të Shoqatës Kombëtare të Bashkive, Radev theksoi se është e rëndësishme jo vetëm të mbahen zgjedhje të rregullta, por edhe të binden njerëzit të shkojnë për të votuar.

Kryebashkiakët këmbëngulin në të drejta të barabarta vote edhe për bullgarët në karantinë, pasi pritet një problem në rekrutimin e anëtarëve të gatshëm të hyjnë në seksionet në pavijonet Covid të spitaleve, ku gjithashtu do të zhvillohet votimi.


9.93për qind janë raste të diagnostikuara rishtas të COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, 1002 të infektuar rishtas me koronavirus u gjetën në vend nga 10 088 teste. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. 5541 nga testet ishin me PCR dhe 4547 - antigjeni. Rezultatet pozitive janë përkatësisht 659 dhe 343, që është 9.93 për qind e të gjitha mostrave.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë tashmë arriti 206 392 veta.

Rastet aktive janë 69 642. Në spital u shtruan 4262 pacientë, 379 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv.

Në 24 orët e fundit 2023 njerëz janë kuruar. Me ta numri i përgjithshëm i të shëruarve arriti në 128 789.

Vdekjet e reja nga koronavirusi janë 59. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi në Bullgari tashmë është 7961.


Vaksinimi i vonuar mund të çojë në mutacione në koronavirus

Sasia totale e vaksinave që do të prodhohen për botën e zhvilluar është absolutisht e pamjaftueshme për të qenë në gjendje të bllokojë përhapjen e koronavirusit globalisht, tha Prof. Dr. Soren Hajrabedjan nga Instituti i Biologjisë dhe Imunologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave para BNR. Kërkesat e prodhuesve nuk janë të mjaftueshme për të vaksinuar plotësisht popullatën e botës dhe ne jetojmë në një botë të lidhur. Ky mund të jetë problemi më i madh, tha shkencëtari. Sipas tij, nëse vaksinimi masiv ngadalësohet globalisht, virusi mund të shndërrohet dhe “të zgjedhë një rrugë tjetër të zhvillimit”.


Përkundër pandemisë do të ketë "Surva" në rajonin e Pernikut

Me aplikimin e masave të zhdërvjellëta dhe adekuate antiepidemike, do të jetë e mundur të kryhen zakonet e respektuara nga qytetarët bullgarë, siç janë lojërat e ardhshme tradicionale të burrave të maskuar të quajtur survakari në qytetin Pernik (Bullgari Perëndimore). Kjo u vendos në një takim me Kryeministrin Bojko Borisov. Së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Kostadin Angellov, përfaqësuesit e Shtabit Operative Kombëtar dhe Kryetarin e Bashkisë së qytetit Pernik Stanisllav Vlladimirov, u vendos që Festivali Ndërkombëtar "Surva" të anulohej. Në vend të kësaj, festime të vogla do të mbahen në fshatrat përreth dhe pjesëmarrësit e maskuar ​​do të mbajnë distancën midis tyre. Zakoni “Surva” u njoh nga UNESCO si pjesë e trashëgimisë kulturore botërore, njoftoi BGNES.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit është për vizitë në Bullgari

Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..

botuar më 25-02-26 9.16.PD

Parashikimi i motit për 26 janarin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..

botuar më 25-02-25 7.35.MD

Presidenti dhe ministri i mbrojtjes: Na duhen më shumë para për mbrojtjen

“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov në Sofje. Në fjalimet e tyre në këtë ngjarje, si presidenti Rumen Radev, ashtu..

botuar më 25-02-25 5.08.MD