Temperaturat e larta për këtë stinë janë shkak që patat me gjoks të kuq globalisht të rrezikuara akoma të mos kthehen në shtëpinë e tyre të zakonshme dimërore-liqenet Shablla dhe Durankullak në bregdetin verior bullgar. Kjo u bë e qartë nga numërimi i fundit i koordinuar i shpendëve në Ukrainë, Rumani dhe Bullgari.
Në kushte normale dimërore e gjithë popullata botërore e këtij lloji, e cila numëron rreth 50 000 shpendë, e kalon dimrin në zonat e lagështa të Dobruxhës dhe mund të vërehet në Bullgari dhe Rumani që nga muaji nëntor deri në muajin mars.
Bëhet fjalë për Branta ruficollis - pata më e bukur e egër në Evropë dhe në Azi. Gjatësia e trupit të saj arrin deri më 56 centimetra, kurse hapja e krahëve-deri më 135 centimetra. Kjo është pata e vetme me pendë të ndritshme, gjë e cila e bën jashtëzakonisht atraktive.
Në ditët e fundit të vitit 2020, u saktësuan mezi rreth 18 000 pata me gjoks të kuq, ku pjesa më e madhe janë në Rumani. Përgjatë lumit Danub-në rajonin Svishtov-Belene dhe në zonat e lagështa rreth qytetit Burgas dhe në Dobruxha u numëruan rreth 130 përfaqësues të këtij lloji të rrallë.
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..