Një grup prej gjashtë eksploruesve polarë bullgarë po bëhet gati të niset për në kontinentin e akullt më 12 janar. Baza jonë gjendet në ishullin Livingstën, të vendosur në pjesën perëndimore të kontinentit. Por, sivjet profesori Hristo Pimpirev, i cili prej viteve kryeson studimet në Antarktidë, nuk do të niset. Pavarësisht nga kjo ai do të vazhdojë të drejtojë ekipin e vet nga distanca.
Kjo nevojitet për shkak të realiteteve të reja, të lidhura me shpërndarjen e Covid-19 nëpër botë. Mes kufizimeve në kontinentin e akullt është dhe ndalimi i hyrjes të njerëzve në moshë mbi 60 vjeçare. Ndaj këtij grupi në fjalë përfshihet dhe profesori Pimpirev. Përpara se të shkelin në ishullin Livingstën , eksploruesit polarë bullgarë do t’i nënshtrohen një karantine 14 ditore në Kili.
Dhe mezi pas kësaj do të mund të drejtohen drejt kontinentit të akullt në bordin e anijes kërkimore-shkencore spanjolle “Esperides”, me të cilën fqinjët tanë për nga ana e bazës - polarët spanjoll, po kështu udhëtojnë deri në Antarktidë.
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..