Një nga qytetet tona më të bukura turistike në bregdetin verior të Detit të Zi tanimë po mendon sesi mund të tërheq më shumë miq gjatë verës së vitit 2021. Për këtë qëllim, administrata vendore ka përgatitur gjashtë video promovime kushtuara qytetit dhe kureshtjeve të tij natyrore dhe kulturore.
Në to do të shikojmë fotografi ajrore dhe nëndetëse të bregdetit, fushat me livandë rreth qytetit Ballçik, rezervatin “Balltata” pyllin më verior e më të dendur në Evropë dhe pasurinë e llojeve shtazore në fermën lokale të gjuetisë, njoftuan nga bashkia.
Një itinerar i posaçëm në video i është kushtuar “Pallatit” - ish rezidenca verore e mbretëreshës rumune Maria dhe kopshtin botanik me një koleksion unikal të kaktuseve.
Në videot reklamuese gjallërojnë po kështu dhe kalaja mesjetare e hershme nga antikiteti i vonë në qytetin Ballçik, si dhe fushat për golf rreth qytetit detar, sheshin e akullit në qytezën turistike aty pranë Kranevos, fushat për tenis në vendpushimin “Allbena” si dhe objekte të tjera sportive.
Të gjashtë filmat do ta popullarizojnë qytetin Ballçik në online hapësirën në pritje të stinës së re verore. Tre të parat tanimë janë të vëna në rrjet.
Shikoni një prej tyre:
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..