Bozhana Tatarska beson në fat dhe ndjek ato gurrëza të vogla, të cilat e çojnë në rrugën e saj. Dhe pavarësisht se sot ajo renditet mes fotografëve më të afirmuar të modës në botë, nuk e shkëput lidhjen me vajzën me atlete, me çantë shpine, me ballë të bërë pisë me bojë, që rastësia e shpie në një konkurs për modele, që të magjeps me butësinë, bukurinë dhe joshjen e saj.
Në moshën 18 vjeçe Bozhana gjendet në kryeqytetin e modës Paris dhe jo pas shumë kohe fytyra e saj fillon të zbukurojë revistat, të cilat diktojnë ligjet për veshjet, shijen dhe stilin. Dizainjerë të njohur e veshin me kostume të cilat kushtojnë jashtëzakonisht shtrenjtë nëpër defiletë e sfilatat tyre të modës pavarësisht nga shtati i saj më i shkurtër. Kështu, në portfolion e saj hyjnë kopertonat e revistave “Bor”, “Ell”, “Mari Kler”, “Madam Figaro” dhe pjesëmarrje nëpër sfilatat e modës të Paco Raban, Issey Miyake, Kenzo, Givenchy.
“U nisa për në Paris gjatë vitit 1997, kur Bullgaria gjendej në një situatë të çuditshme dhe një farë bandash të armatosura dhe grupazhe mbanin të gjithë vendin –kthehet ajo mbrapa. Dëgjoheshin histori të tmerrshme - për modelet si një trofe, për këtë sesi hapen duart e xhipeve dhe në to hyjnë vajzat. Duke mbërritur në qendrën e modës, unë fillova të udhëtoj në të gjithë botën, të mësoj gjuhë, të takohem me njerëz të shumtë. Kuptohet se kam pasur dhe zhgënjime, por ato kanë qenë më tepër ato momente të vështira me të cilat përballemi në fillim të çdo një nisme të re”.
Drita verbuese e projektorëve dhe blicet e fotoaparateve e ndjekin Bozhanën, në cilëndo pikë të botës që të ndodhet. Por, ajo i jep llogari vetes për ditën, në të cilën dritat nuk do të ndriçojnë më dhe do të shuhen, dhe regjistrohet për të mësuar art dhe komunikime në Surbon. Ndërkohë gjithnjë e më shpesh zgjat dorë drejt aparatit fotografik, e inkurajuar nga i dashuri i saj fotograf. Kamerën e parë e blen në Tokio, kurse për modele ajo përdor mjedisin e saj natyror të manekineve.
Gjatë vitit 2006, kur jeta e një modeli tanimë mbetet si një kujtim, ajo realizon porosinë e vet të parë - kopertonin e revistës portugeze “El”. Dhe në krijimtarinë e saj paraqitet një fije e kuqe, siç e quan ajo, e cila e çon drejt temës për vdekjen. Emblematike mbetet fotografia e saj e një gruaje të re, këmbët e së cilës varen nga një degë shumë të lartë, e cila lë të kuptohet impulsi për fundin tokësor, por edhe për rilindjen dhe fillimin e ri.
“Sot kam preferenca drejt fytyrave dhe portreteve, sepse më pëlqen takimi me njeriun tjetër, por unë përjetoj të njëjtën ndjenjë dhe duke fotografuar një gurë të thjeshtë, një peizazh ose thjesht një mollë - thotë fotografja. Në punën time nuk mundohem kaq të afirmoj pamjen, por më tepër të bëhem dëshmitare të anës tjetër, të asaj që është njëkohësisht diçka e njohur dhe e çuditshme. Mundohem po kështu të arrijë një intensitet, meqenëse pikërisht kjo emocionon. Fotografimi i mirë nuk mund të shpjegohet – kur një artist fillon të bëhet i vetëdijshëm në punën e tij, intensiteti pakësohet dhe arti kthehet në një dekorim ose në një diskurs politik”.
Aktualisht Bozhana Tatarska po përfundon një projekt, i cili ka mbetur shekuj të tërë me radhë një tabu në art, që për ndryshe pëlqen të interpretojë trupin lakuriq-ai i gruas e cila sapo ka lindur. Shpreson se gjatë muajit mars do të mund të realizojë nismën e saj nën formën e një libri dhe të një ekspozite.
“Projekti analizon më tepër gjendjen e psikikës dhe të shpirtit të gruas e cila sapo ka lindur - tregon Bozhana Tatarska. Kështu që ai nuk është thjesht vizual dhe plastik, që të tregojë trupin lakuriq, por është shoqëruar me fjalët e këtyre grave. Vet unë i drejtoj vetes pyetjen se përse tema vazhdon të jetë tabu, përse ka kaq gjëra të pathëna. Një gjest hyjnor është që të vendosësh në prehrin e një nëne e cila sapo ka lindur fëmijën e saj. Pyetja është se si duket ajo vet përpara vetes së saj - ai vështrim në pasqyrë përmes fotografisë, kur fëmijë nuk është më aty si një mbrojtje ose justifikim. Pikërisht atëherë në plan të parë del gruaja si identitet dhe lindin pyetjet se cila është ajo, si e percepton ajo trupin dhe seksualitetin e vet, a ndihet e dëshiruar ose e cila dëshiron, tërheqëse ose e tërhequr”.
Për vitin e kaluar të shënuar me një pasiguri, frikë dhe vdekje, Bozhana Tatarska thotë se, përsëri e ka lidhur me dashurinë e saj ndaj fotografisë, pasi ishte në gjendje të shkonte për gjueti për fotografi nëpër Parisin e saj të dashur, pa ndonjë lidhje profesionale. Shpreson se gjatë Vitit të Ri njerëzit të tregojnë solidaritet, përfshi dhe ndaj vëllezërve të tyre, të cilët do të dalin të uritur në rrugë. “Që të gjithë kemi një jetë dhe gjëja e vetme e bukur të cilën ne do ta lemë pas vetes, janë lidhjet tona me njerëzit e tjerë”, thotë ajo.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: bojanatatarska.com, Instagram/bojanatatarskaphotography
Bullgarë janë të parët në botë që guxuan dhe arritën të kalojnë nga fundi në fund hapësirën më të paparashikueshme oqeanike - Oqeanin Arktik, me një varkë me vozitje. Stefan dhe Maksim Ivanovi janë baba dhe bir që realizuan edhe më parë ekspedita..
Më 28 gusht fillojnë garat më të rëndësishme për atletët me aftësi të kufizuara nga e gjithë bota - Lojërat Paraolimpike në Paris 2024. Për herë të katërt në një forum kaq prestigjioz, Stella Eneva do të marrë pjesë në disiplinën e hedhjes së..
Vendi ynë filloi të fitonte rregullisht medalje në Lojërat Olimpike Verore në vitin 1952. Sportisti i parë vendas që u kthye me bronz nga Lojërat e Helsinkit ishte boksieri Boris Georgiev-Mokata. Sa do të jetë numri i tyre nga lojërat e tanishme në..
"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark..