Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 307

Foto: BTA

Efektet anësore të vaksinave kundër COVID janë të njëjta me ato të gripit

Sipas skenarit më të mirë deri në gusht do të ketë 1.5 milion të vaksinuar në vend, tha për Nova TV drejtori i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare, Prof. Todor Kantarxhiev. Ai ishte kategorik se efektet anësore të vaksinave kundër COVID-19 janë të njëjta me ato të vaksinave të gripit.

I pyetur në lidhje me vaksinën ruse dhe nëse është e mundur që Bullgaria ta blejë atë, profesori shpjegoi se në mënyrë që një ilaç të regjistrohet, prodhuesi duhet të paraqesë dokumente për këtë në Agjencinë Ekzekutive të Barnave. Por për momentin vendi nuk ka nevojë për vaksinën ruse, sepse BE ka caktuar sasi të mjaftueshme për Bullgarinë, beson Kantarxhiev.


Vaksina kundër Covid-19 do të ketë për të gjithë që dëshirojnë

Të gjithë qytetarët bullgarë që duan të imunizohen kundër Covid-19 do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë. Këtë e tha Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angelov gjatë vizitës së tij në qytetin Goce Dellçev. Ai njoftoi se 11 200 njerëz uvaksinuan deri më tani. Lidhur me frikën se vaksinat nuk do të jenë të mjaftueshme për të gjithë, ministri tha se përveç vaksinave të BioNTech dhe Moderna, 4.5 milion vaksina të AstraZeneca priten. Furnizimi i parë i tyre do të jetë nga 500 mijë doza. Vendimi i Agjencisë Evropiane të Barnave për vaksinën AstraZeneca pritet në fund të janarit.


Fillon vaksinimi i mësuesve kundër Covid-19

Ministria e Arsimit ka përpiluar listat e mësuesve që dëshirojnë të vaksinohen. Vaksinimi i tyre fillon javën e ardhshme. Këtë e deklaroi Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angelov në qytetin Simitli gjatë një turne me Kryeministrin Bojko Borisov.

Sipas Planit Kombëtar të Vaksinimit kundër Covid-19, mësuesit janë pjesë e fazës së dytë të vaksinimit, së bashku me punëtorët në institucionet sociale dhe punëtorët në fermat e vizonave.


Më pak se 9 për qind janë të infektuarit me Covid-19 për 24 orët e fundit

Për 24 orët e fundit u regjistruan 867 të infektuar rishtas me koronavirus në vend nga 9911 teste të kryera. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 207 259. Rastet aktive janë 69 051. Në spital trajtohen 4250 pacientë, prej tyre 377 janë në njësitë e kujdesit intensiv.

1402 njerëz u shëruan në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i të shëruarve tashmë është 130 191 veta.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 56 vdekje nga koronavirus. Me ta, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi ka kapërcyer pragun e 8000 dhe tani është 8017 njerëz.

Numri i njerëzve të vaksinuar kundër koronavirusit në vend arriti në 11 117 persona. 3204 prej tyre u imunizuan në 24 orët e fundit.


Ekziston problem me kapacitetin për të prodhuar vaksina

Ekziston një dobësi në kapacitetin për prodhimin e vaksinave dhe duhet të bëhen investime atje, tha Komisionerja Bullgare e BE-së për Inovacionet dhe Kërkimet Shekncore Maria Gabriell për BNR. Lidhur me çekuilibrin në vaksinimin në vendet e BE, Gabriell tha se kjo është përgjegjësi e shteteve anëtare. Komisioni Evropian ka përmbushur detyrimin e tij për të shpërndarë vaksinat te të gjithë në komunitet në të njëjtën kohë. Por është më e rëndësishme të sigurohet informacion vazhdimisht, sepse shohim se ka mosbesim tek vaksinat, shtoi Gabriell. E pyetur nëse vaksina mund të jetë një vizë për të hyrë në një vend evropian, ajo konfirmoi se ka diskutime të tilla, por beson se duhet të presim dhe t'i qasemi çështjes me kujdes.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Maqedoninë e Veriut është hapur klubi i shoqatës bullgare “Ura Ballkanike”

Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..

botuar më 25-02-20 9.44.PD
Ministri Krasimir Vëllçev dhe Patriku Daniil

Ministria e Arsimit po përgatit futjen e edukimit fetar

Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..

botuar më 25-02-20 9.06.PD
Kryeministri Rosen Zheljazkov

Kryeministri Rosen Zheljazkov mbështeti vizionin e përbashkët të BE-së për paqen në Ukrainë

Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..

botuar më 25-02-20 8.43.PD