Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 308

Foto: arkiv

Vaksinat e para “Moderna” furnizohen në Bullgari në mesin e janarit

Dërgesa e parë me 2400 doza të vaksinës kundër Covid-19 të kompanisë “Moderna” do të furnizohen në Bullgari më 13 janar, informon BNR. Preparati do të pranohet dhe do të ruhet në respektim të kushteve të domosdoshme nga firma shtetërore “BulBio”.


Përqindja e njerëzve të infektuar me Covid-19 në Bullgari vazhdon të bjerë

Rastet e reja të Covid-19 në Bullgari janë 753, nga të cilat 37 në personel mjekësor.

Nga 9871 teste të kryera, 7.6 për qind ishin pozitive. Sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit për 24 orët e fundit, 4186 pacientë me Covid-19 u shtruan në spital, nga të cilët 380 janë në kujdes intensiv.

3831 njerëz u shëruan dhe 61 pacientë vdiqën.

Shumica e rasteve të reja janë në Sofje - 161, Varna - 58 dhe Vraca - 45.

Në24 orët e fundit u vaksinuan 2238 njerëz dhe kështu numri i të gjithë të vaksinuarve arriti 13 355.


Danimarka ndalon fluturimet e pasagjerëve

Nga 9 deri më 17 janar përfshirë, Danimarka ndalon të gjitha fluturimet e pasagjerëve në territorin e saj, përveç atyre në të cilat të gjithë udhëtarët kanë paraqitur test negativ për Covid-19, njoftoi Ministria e Jashtme. Prova duhet të kryhet 24 orë para se të hipet në avion. Asnjë test nuk kërkohet për fëmijët nën 12 vjeç. Nuk ka ende informacion zyrtar se çfarë lloji i testit është i domosdoshëm - PCR ose antigjeni.

Masa është parandaluese për shkak të mutacionit të ri të Covid-19 që përhapet nga Britania e Madhe dhe Afrika e Jugut dhe hyn në fuqi nga sot, 9 janar në orën 17.00, orë lokale.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD

Nuk ka asnjë kërkesë për të dërguar personel ushtarak në Ukrainë, thanë ministrat në parlament

Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..

botuar më 25-02-20 11.31.PD