Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Republika e Maqedonisë së Veriut pret përgjigje nga Bullgaria për Planin e propozuar të Veprimit

Foto: arkiv

Në komunikimin e rregullt me ​​Bullgarinë ka shkëmbim të qëndrueshëm të mendimeve dhe ideve për kapërcimin e dallimeve, njoftoi Ministria e Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në deklaratë theksohet se të dy palët shpesh ndajnë propozime dhe pikëpamje në të cilat ata deklarojnë dhe shpjegojnë pozicionet e tyre. Si hap i fundit në negociatat, Republika e Maqedonisë së Veriut pret një përgjigje ose vërejtje dhe sugjerime nga Bullgaria mbi Planin për Përmbushjen e Detyrimeve në Marrëveshjen e Miqësisë. “Në këtë mënyrë, besimi do të rikthehet si në vetë marrëveshjen ashtu edhe në procesin e dialogut midis dy vendeve për të kapërcyer dallimet, siç u ngjan dy vendeve fqinje miqësore në Evropë”, theksohet në deklaratë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Vëzrazhdane” i kërkoi presidentit mandatin e tretë për formimin e qeverisë

Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë nacionaliste "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov tha se partia e tij është e gatshme të propozojë një..

botuar më 24-12-11 4.11.MD

Filluan konsultimet me presidentin për formimin e qeverisë

Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..

botuar më 24-12-10 1.20.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..

botuar më 24-12-07 8.30.PD