Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 310

Foto: arkiv

EMA: Bullgaria të mos të nxitojë me heqjen e masave kundra Covid-19

Bullgaria nuk duhet të nxitojë me heqjen e masave kufizuese kundra shpërndarjes së Covid-19. Për këtë apeloi në një intervistë të dhënë për televizionin privat BTV përfaqësuesi bullgar në Agjencinë Evropiane për Ilaçet (EMA) Illko Getov. Ai vuri në dukje se që të mund të ruhet trendi në rënie i infeksioneve të reja, më mirë është që vendi të vazhdojë të respektojë kufizimet e aplikuara deri në fund të muajit shkurt, kur do të jenë të imunizuar ata të cilët janë në vijë të parë, dhe një numër më i madh prej njerëzve të moshuar.


 Vaksinimi mbart një rrezik më të ulët të komplikimeve pas koronavirusit

"Komplikimet nga infeksioni i koronavirusit janë shumë herë më të shpeshta sesa rreziku i mundshëm i vaksinimit," tha Dr. Zllatko Dimitrov nga Shoqata Bullgare e Alergologëve për BNR. Sipas tij, në rastin e sëmundjes së Covid-19 ekziston një varg i tërë ndikimesh mbi organe dhe sisteme të ndryshme, jo vetëm mbi të të frymëmarrjes. Koronavirusi gjithashtu mund të shkaktojë ndryshime të rënda në sistemin kardiovaskular, të dëmtojë mëlçinë dhe të shkaktojë dëmtime neurologjike. "Sëmundjet alergjike nuk janë kundërindikacione për përdorimin e vaksinës në përgjithësi", tha specialisti.


Herën e dytë për shkak të koronavirusit u shty ekspedita e 29-të bullgare për në Antarktidë

Ekspedita e 29-të bullgare për në Antarktidë u shty një ditë para nisjes së planifikuar të eksploruesve tanë. 6 shkencëtarë bullgarë duhej të niseshin për në kontinentin e akullt dhe më saktë për në ishullin Livingstën ku është baza jonë, më 12 janar. Për shkak të kufizimeve të mëdha në shpërndarjen e Covid-19, shkencëtarëve tanë iu desh të kalonin një karantinë 14-ditore në Kili, dhe pas kësaj të drejtoheshin për në Antarktidë. Por në anijen "Esperides", në të cilën kërkuesit tanë polarë u desh të hipnin në Punta Arenas të Kilit, për të shkuar në Antarktidë, u zbuluan 30 njerëz të infektuar me koronavirus.

Më shumë mund të lexoni KËTU.


105 raste të rеja të Covid-19 në Bullgari

105 janë rastet e rejatë koronavirusit të regjistruara në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit. Këto janë 6,45% nga gjithsej 1629 PCR testet dhe analizat e shpejta të antigjenit.

Më shumë raste të reja ka në Sofje - 30 dhe në Varna - 14, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të informacionit, të aktualizuar në mesnatë. 695 janë të shëruarit. 29 veta kanë vdekur. 4 205 pacientë me Covid-19 janë shtruar në spital, prej tyre 380 gjenden në repartet intensive. Rastet aktive në vend janë 65 126.

Me datë të sotme të vaksinuarit kundra koronavirusit janë 13 473 veta, më tepër në Sofje, Plovdiv, Varna dhe Burgas.


Modul i ri i informacionit për vaksinat

Ministria e Shëndetësisë krijoi një seksion të specializuar për vaksinat kundër infeksionit të koronavirusit në Portalin e Unifikuar të Informacionit, njoftoi zyra e shtypit e qeverisë. Moduli do t'u sigurojë informacion profesionistëve shëndetësorë dhe qytetarëve në lidhje me vaksinat e ndryshme kundër Covid-19. Për këtë qëllim, do të përdoren të dhëna të verifikuara nga burime të besueshme kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe lajme të rëndësishme, botime shkencore aktuale dhe përgjigje të pyetjeve të bëra shpesh.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Maqedoninë e Veriut është hapur klubi i shoqatës bullgare “Ura Ballkanike”

Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..

botuar më 25-02-20 9.44.PD
Ministri Krasimir Vëllçev dhe Patriku Daniil

Ministria e Arsimit po përgatit futjen e edukimit fetar

Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..

botuar më 25-02-20 9.06.PD
Kryeministri Rosen Zheljazkov

Kryeministri Rosen Zheljazkov mbështeti vizionin e përbashkët të BE-së për paqen në Ukrainë

Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..

botuar më 25-02-20 8.43.PD