Pothuajse 90% e fermave në Bullgari, të cilat u prekën nga murtaja afrikane e derrave gjatë vitit 2019, tashmë punojnë. Mirëpo, prodhimi i mishit të derrit nuk ka arritur nivelet para krizës. Ajo çoi në ulje nga 70 deri në 30% të përhapjes së mishit të derrit në tregjet tona.
Aktualisht prodhimi bullgari i mishit të derrit po rimëkëmbet ngadalë dhe kënaq vetëm 40% prej konsumit tonë, tha për Radio Shumen, BNR Polina Haxhistoeva, kryetare e Asociacionit të rritësve të derrave në Bullgari.
Fermat kanë marrë ndihmë evropiane, me të cilën kanë përmirësuar sigurimin e tyre. Mirëpo virusi ende po ekziston në natyrën e egër dhe infeksioni ende po përhapet në 10 krahina bullgare.
Buxheti i vitit 2025 është buxheti i mundshëm dhe mendoj se do të jetë i fundit që Bullgaria e pranon në leva. Këtë e tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova për bTV. Projektligji për buxhetin e shtetit për vitin 2025 u përgatit pa parashikuar..
Për ditën e sotme u shpall bojkoti i tretë i zinxhirëve ushqimorë. Këtë herë organizatorët bëjnë thirrje që jo vetëm për të mos bërë pazar në dyqane të mëdha, por edhe për të mos kryer transaksione bankare – tërheqje dhe depozitim parash, transferta..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka publikuar në faqen e saj të internetit përgjigjet e pyetjeve të rëndësishme në lidhje me adoptimin e euros dhe hyrjen e Bullgarisë në eurozonë. Kursi zyrtar i këmbimit të levit ndaj euros është kursi i..