Po vazhdojnë konsultimet e Presidentit Rumen Radev me rastin e organizimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Sot po zhvillohen takimet e tij me partitë e përfaqësuara në Parlament pa bashkëqeveritarët – “Patriotët e Bashkuar”, të cilët shpallën se nuk e pranojnë ftesën.
Në takimin e vet me përfaqësuesit e forcës më të madhe parlamentare GERB Radev vuri në dukje se qëllimi i konsultimeve të iniciuara nga ai është rritja e besimit të votuesve. “Kjo kërkon dialog, pozita të hapura, kërkim të konsensusit dhe vendime të mira në interes të shtetasve bullgarë”, nënvizoi Presidenti.
Kryetarja e Parlamentit Cveta Karajançeva nga GERB tha se kohët e fundit në hapësirën publike përhapen mendime se zgjedhjet e ardhshme do të manipulohen, gjë që shkakton mosbesim në procesin zgjedhor. Ajo i drejtoi Presidentit Radev një qortim se po kontribuon për përhapjen e këtyre pohimeve.
Nga ana e vet Radev i bëri thirrje partisë GERB të sigurojë me kuti lëvizëse votimin e bullgarëve në karantinë, votimin me anë të postës të bullgarëve jashtë vendit, si dhe të shqyrtojë mundësinë për lejimin e mbikëqyrjes video të numërimit të fletëve të votimit.
Në takimin e Presidentit me Partinë Socialiste Bullgare (BSP) në opozitë liderja e saj Kornelija Ninova nënvizoi se opozita në Parlament është e gatshme të shqyrtojë ndryshime në Kodin Zgjedhor, që të sigurojë mundësi për votim edhe për bullgarët që janë në karantinë. Ajo rikujtoi gjithashtu se partia e saj e ka përkrahur gjatë viteve të kaluara votimin me makina si një garant i votës. Mirëpo BSP shpalli se është kundër votimit në kuadrin e dy ditëve.
Me 8 muaj burg u dënuan dy shtetasit maqedonas që sulmuan dhe rrahën bullgarin maqedonas Hristijan Pendikov në Ohër. Gjykata e Ohrit hodhi poshtë rrethanën rënduese se motivi i krimit ishte etnik. Shoqata bullgare "Ura e Ballkanit" në Manastir..
Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha presidenti Rumen Radev në takimin me ambasadorin vietnamez Do Hoang Long. Në takim morën pjesë edhe..
Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën..
Më 9 dhe 10 prill, Presidenti Rumen Radev merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi. Aktiviteti mbledh së bashku krerët e shteteve dhe..