Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 311

Foto: EPA/BGNES

8% janë rastet e reja të Covid-19

620 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari pas 7804 testeve të kryera. Kjo do të thotë se 7.94% e mostrave janë pozitive. Shumica e regjistruar rishtazi me Covid-19 janë në Sofje - 110, Bllagoevgrad - 48 dhe Plovdiv – 47, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit në mesnatë.

26 janë të infektuarit në stafin mjekësor.

4046 pacientë me Covid-19 trajtohen në spital, 375 prej tyre janë në njësitë e kujdesit intensiv.

2583 njerëz u kuruan nga koronavirusi në 24 orët e fundit, 106 vdiqën.

Numri total i të vdekurve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë është 8232.

Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve është 14 161.

Rastet aktive janë 63 057.


Lejohen praktikat e pranishme mësimore

Lejohen praktikat e pranishme të nxënësve nga klasa e 5 deri në të të 12 dhe të studentëve të cilët nuk mund të zhvillohen nga distanca. Mësimet e tjera mbeten online deri në 31 janar, transmetoi BTA. Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev kërkoi që të gjithë nxënësit të kthehen në dhomat e klasës.

Në një mbledhje pune me Kryeministrin Bojko Borisov Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov tha se masat e tanishme duhet të mbeten deri në fund të janarit. Ai evidentoi se situata epidemike vazhdon të përmirësohet.  Për nga sëmundshmëria e Covid-19 në BE Bullgaria është në vendin e 26-të, ndërsa në Evropë në vendin e 31. Në BE për nga mortaliteti Bullgaria radhitet në vendin e 7.

Të shëruarit për një ditë mbeten më shumë se sa rastet e reja.


Vaksinimi i të moshuarve lejon masa më liberale kundër Covid-19

Organizimi i mirë i imunizimit masiv kundër Covid-19 lejon masa më liberale. Këtë mendim e shprehu para BNR-së dr. Stojço Kacarov, kryetar i Këshillit Drejtues të Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave në Shëndetësi.

Sipas tij plani i vaksinimit duhej të përfshinte imunizimin e shpejtë të njerëzve të moshës mbi 60 vjeç, të cilët në Bullgari janë mbi 2 mln. veta, ndërsa vdekshmëria në këtë grup është më e madhe. Kjo mund të realizohet në kuadrin e dy muajve dhe vendi ynë të anulojë të gjitha kufizimet, mendon Kacarov. Sipas tij mungesa e besimit ndaj vaksinave është lidhur me mungesën e besimit ndaj qeverisë.


Matematikani Llëçezar Tomov: Pllaja paralajmëron një rritje të rasteve Covid-19

Ne nuk e vumë si detyrë imunizimin e shpejtë një përparësi për të hapur ekonominë dhe shoqërinë. Shoqëria jonë nuk është e disiplinuar dhe kjo nuk lejon një lehtësim serioz të masave - ky mendim u shpreh për BNR nga matematikani Llëçezar Tomov. Ai iu referua numrit bazë riprodhues, i cili tregon numrin mesatar të njerëzve të infektuar nga një person në Bullgari. “Pas Vitit të Ri, ky numër u rrit në 0.99, afër një. Tani jemi duke ruajtur një nivel mjaft të qëndrueshëm. Duket si një rënie, por aktualisht kemi një pllajë të rasteve. Nuk është koha të lehtësohen masat, sepse kemi një rritje të numrit të fëmijëve, prandaj kthimi në shkollë duhet të shoqërohet me masa shumë të rrepta”, shpjegoi Tomov.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Temenuzhka Petkova

Bullgaria plotëson kriterin e fundit për eurozonën, do të kërkojë një raport konvergjence

Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...

botuar më 25-02-24 5.58.MD
Pjesëmarrja e Rosen Zheljazkovit në samitin për Ukrainën

Rosen Zheljazkov: Ukrainës duhet t'i jepen garanci për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë

Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..

botuar më 25-02-24 4.49.MD
Kryebashkiaku i Sofjes Vasill Terziev

Kryebashkiakët nga Ballkani u mblodhën në forumin B40 në Sofje

Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..

botuar më 25-02-24 11.43.PD