Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti Evropian i Transportit Hekurudhor - një mundësi për mbarimin e rrjetit trans-evropian

Temë nga rrjeti radiofonik evropian "Euronet Plus"

Viti 2021 zyrtarisht u shpall Vit Evropian i transportit hekurudhor. Një nga shkaqet që propozimi i Komisionit Evropian të marrë një përkrahje të përgjithshme evropiane në Parlamentin Evropian është efekti, të cilin ky lloj lëvizjeje do të ketë mbi objektivat e Bashkimit Evropian për arritjen e një ekonomie përparuese, të konkurrueshme dhe neutrale nga ana klimatike deri në vitin 2050. Një nga aleatët me më shumë perspektivë në këtë drejtim, me potencial akoma të parealizuar plotësisht, është pikërisht transporti hekurudhor. Përdorimi i tij  për të transportuar vëllime të mëdha pasagjerësh dhe ngarkesash mund të zvogëlojë emetimet nga mënyrat dhe llojet e tjera të transportit deri më 70%.

“Mbase kriza na tregoi se që të gjithë ne jemi të lidhur bashkërisht, më në veçanti në kohëra të pasigurta” - deklaroi euro deputetja gjermane nga Grupi i të Gjelbërve Anna Deparnay-Grunenberg dhe shtoi:

“Për këtë qëllim, ne gjithashtu duhet të de karbonizojmë lëvizshmërinë tonë. Duam që të krijojmë një indeks për lidhje dhe të mund ta bëjmë transportin hekurudhor tërheqës. Ky indeks do të tregojë sesa shpejt mund të lëvizim dhe të transportohemi me ndihmën e transportit hekurudhor. Një problem i rëndësishëm është se pavarësisht nga 30 miliardë eurot e investuara në rrjetin hekurudhor evropian, ai mbetet shumë i fragmentuar. Mungojnë lidhje të mira, të domosdoshme për përfundimin e rrjetit transevropian. Ne gjithashtu duam që të prezantojmë një etiketë të gjelbër, që tregon shkallën në të cilën mallrat e transportuara nga ky lloj transporti janë më ekologjike. Është i domosdoshëm dhe një informacion i mjaftueshëm për biletat, të cilin mund ta sigurojmë me krijimin e një platforme të përbashkët për blerjen e tyre”.

“Planet e përgjithshme evropiane për modernizimin e rrjetit hekurudhor, kuptohet prekin në një farë shkalle dhe vendin tonë, ku pavarësisht nga ulja 40% e pasagjerëve gjatë vitit të kaluar 2020, hekurudhat mbeten një mundësi e pranueshme për transport deri në pikë të ndryshme të Bullgarisë.  Në kohën e situatës së jashtëzakonshme dhe të bllokimit, Hekurudhat Shtetërore Bullgare vazhduan të kryejnë vëllimin e vet të plotë të kurseve, pa u ndaluar asnjë nga kompozicionet e planifikuara. Përveç kësaj u arritën disa suksese të rëndësishme për zhvillimin dhe modernizimin e saj , për të cilat tregon Konstantin Azov - drejtor i degës “Shërbim dhe shitje” të Hekurudhave Shtetërore Bullgare:  

“Mund të lavdërohemi me blerjen e lokomotivave të para elektrike në vitin 2020. Për herë të parë prej afro 34 vjetëve vijnë lokomotiva krejtësisht të reja. Ato janë përgjithësisht 15 në numër. Dy prej tyre tanimë po lëvizin nëpër rrjetin hekurudhor të vendit dhe shërbejnë  trenat e udhëtarëve në distanca të gjata. Po zhvillohet dhe një program ambicioz për remont. Mjerisht Covid-kriza imponoi një farë vonimesh, të cilat shpresoj se do të kompensohen. Në kuadrin e krizës mundëm të lidhim kontrata me vlerë 15 milionë leva me dy uzina bullgare për renovimin e plotë të 15 vagonëve.”

Si shembull për leverdinë e marrëveshjes, Azov vuri në dukje se një vagon krejt i ri kushton rreth 1 800 000 euro, kurse ata të montuar në uzinat e afërta bullgare, janë rreth 3 herë më të lira. Një lehtësi tjetër nga e cila udhëtarët tani po përfitojnë, janë tablotë e montuara elektronike nëpër të gjitha stacionet hekurudhore, si dhe një aplikacion në celular i cili ndjek lëvizjen e trenave, orën e mbërritjes së tyre dhe shkaqet për vonesat e mundshme.

Me ndihmën e financimit evropian Hekurudhat Shtetërore Bullgare shpresojnë të mundin të blenë akoma 20 trena me një teknologji të lartë me një shpejtësi prej 160 kilometrave në orë të cilat të mund të lëvizin nëpër linjat hekurudhore tanimë të rehabilituara dhe aktualisht në riparim. Shoqëria e cila kujdeset për infrastrukturën hekurudhore planifikon të ndërtojë një terminal intermodal në stacionin shpërndarës në Gorna Orjahovica (në Bullgarinë Qendrore Veriore), si dhe të vazhdojë rinovimin e të gjithë stacioneve në vend. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: bdz.bg, ruse-direct.eu, Facebook /Anna Deparnay-Grunenberg dhe arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD