Qindra bullgarë i thonë “jo” Covid-19, duke shkuar për një-dy javë në... parajsë. Bëhet fjalë për detinacione ekzotike si Maldivet, Zanzibari, Egjipti, Tenerife, etj.,të cilat janë bërë sinonim i detit smerald, plazheve të bardha, palmave dhe përjetësisë. Krahas krizës së koronavirusit dhe kaosit, këto destinacione po bëhen një hit i vërtetë me çmimet e ulëta, duke treguar fleksibilitet në drejtim të masave anti-epidemike. Turistët atje nuk i nënshtrohen karantinës ose vetë-izolimit dhe kërkesa e vetme e hyrjes është një test negativ PCR. Pastaj mysafiri dërgohet në hotel për t'u zhytur në qetësi dhe harresë të plotë.
Sigurisht, arratisje të tilla jashtë nuk janë për çdo xhep. Por madje në momentin e tanishëm të lockdown, rezervimet paraprake tregojnë se qindra bullgarë po përgatiten të udhëtojnë në ndonjë vend ose ishull të largët të ngrohtë.
"Nuk dua të mbaj maskë. Dua të harroj stresin dhe koronavirusin" - janë arsyet më të zakonshme që bullgarët të numërojnë rreth 2000 3000 leva (1000-1500 euro) për një javë në një vend të largët. Krasimir Zllatanov, menaxher i një agjencie të specializuar për pushime ekzotike, pohon se megjithë pandeminë, ka interes për programet e tyre charter. Cilat janë vendet më të kërkuara për një pushim parajsor këtë dimër?
“Në vend të parë këto janë Maldivet. Bëhet fjalë për ishuj-hotele, ku të vetmit, të cilët janë të detyruar të mbajnë maska, janë njerëzit nga personeli. Klientët menjëherë pasi mbërrijnë e heqin maskën. Kjo i përket edhe Zanzibarit, ku madje nuk kërkohet PCR test negativ, që të hysh në vend. Megjithatë deri tani nuk janë regjistruar raste të koronavirusit ndër turistët” – thotë Zllatanov.
Sipas tij tani udhëtojnë kryesisht njerëz të rinj, të cilët tashmë e kanë kaluar Covid-19, ose nuk kanë frikë se mund të infektohen, Shkaku është se pothuajse kudo kërkohet PCR test negativ dhe mundësia që të infektohen në aeroport ose jashtë aeroplanit është minimale.
Në kushtet e koronavirusit turoperatorët kanë qëllim t’i ulin çmimet e paketave, duke organizuar fluturime të përbashkëta charter dhe pushime jashtë stinës aktive.
“Për shembull për Zanzibarin çmimet gjatë shkurtit dhe marsit janë shumë të larta, prandaj organizojmë programe në fillim të prillit, kur ka 40% ulje të paketave. Në përgjithësi arrijmë bashkë me avio-kompanitë, me partnerët në vendin përkatës dhe hotelet t’i pakësojmë çmimet” – thotë Krasimir Zllatanov.
Turoperatorët dhe siguruesit u orientuan më shpejt në situatën e re, ata propozojnë sigurime shëndetësore, të cilat përfshijnë edhe të ashtuquajturën “covid-mbrojtjе” – kurim në vendin përkatës në rast infektimi me koronavirusin. Pasagjerët lidhin sigurimin “Anulimi i udhëtimit”, i cili mbulon rastet e PCR testeve pozitive mu para fluturimit. “Disa kompani e ndryshojnë datën e fluturimit, por jo gjithmonë. Kjo u përket edhe hoteleve, të cilat gjithashtu nuk i kthejnë gjithmonë paratë e paguara për rezervimet. Kështu qe sigurimi në fjalë mbulon edhe këtë risk” – thotë Krasimir Zllatanov.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personalAta kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...
Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..
Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..