Ministrja e Turizmit Marijana Nikollova inspektoi Aeroportin e Burgasit dhe u takua me Frank Quante, kryedrejtor ekzekutiv i koncesionerit “Fraport Twin Star Airport Management”.
Priten 6400 fluturime gjatë stinës 2021 në qytetin Burgas(Bullgari Juglindore). Stina verore do të fillojë më 1 qershor.
Më shumë janë fluturimet e deklaruara nga Rusia. Pritjet janë që të zhvillohet edhe tregu polak nëpërmjet hapjes së një përfaqësie turistike bullgare në Varshavë. Ka interes të rritur edhe nga Çekia, transmetoi BTA.
Aktualisht po vëzhgohet rritje e interesit për stinën dimërore – “rezervimet arritën 40%”, vuri në dukje gjithashtu Ministrja Nikollova.
Ajo u njoh me masat e sigurisë në aeroport dhe komentoi se shpreson që me vaksinimet të rritet edhe numri i udhëtimeve.Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..
Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..
Lumi Jantra buron në malin Stara Pllanina në një lartësi nga 1220 m mbi nivelin e detit dhe rrjedh në veri, duke gjarpëruar nëpër lugina dhe gryka piktoreske. Rrjedha e lumit kalon përmes qyteteve Gabrovo dhe Veliko Tërnovo. Pak para se të derdhet në..
Ribnovo, fshati magnetik i Rodopеvе, i cili deri një dekadë më parë ishte në botën e tij të mbyllur larg globalizimit, tani mirëpret ngrohtësisht turistët...