Në fund të vitit 2020 papunësia në Bullgari ka qenë 6.7%. Gjatë dhjetorit masat e rrepta kufizuese për shkak të pandemisë tashmë ishin në fuqi. Një sërë biznesesh përsëri mbetën të mbyllura, por papunësia në krahasim me nëntorin nuk është rritur, njoftoi Agjencia e Punësimit. 6.7% është vlera më e ulët e regjistruar pas fundit të gjendjes së jashtëzakonshme më 13 maj 2020. Në krahasim me dhjetorit e 2019-ës papunësia është rritur me 0.8%. Të papunët e regjistruar kanë qenë 220 292, gjë që sipas bazës vjetore përbën një rritje me 25 577 veta, transmetoi BTA.
Që nga maji deri në dhjetor masat anti-krizë kundër pasojave të pandemisë 60/40 dhe 80/20 kanë ruajtur vendet e punës të mbi 300 000 vetave, bëri të ditur Agjencia.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..