Fotografët Mihaella Arojo dhe Denisllav Stojçev ndodhen në qytetin moldavian Taraklia, që të fotografojnë jetën e bullgarëve besarabë, informoi BTA. Ideja e tyre është që nëpërmjet fotografive të tregojnë për bashkatdhetarët tanë, të cilët gjatë Luftës Ruso-Turke janë shpërngulur në Vllahi, Moldavi dhe Ukrainë – “jo vetëm për zakonet dhe traditat, por edhe për jetën e tyre të përditshme”. Për këtë qëllim fotografët vizitojnë institucione kulturore dhe arsimore dhe shtëpi private në fshatrat me popullsi bullgare.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit ende nuk është e qartë se kur do të organizohet ekspozita. Para se të vijnë tek bullgarët besarabë në Moldavi fotografët kanë vizituar 12 fshatra bullgare në Ukrainë.Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u hap më 14 janar (2 janar, stili i..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..
Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga..