Kryeministri Borisov: Masat liberale kundër Covid-19 japin rezultat, ka të ngjarë që të hapen shkollat edhe për nxënësit e mëdhenj
Në krahasim me shtete të tjera evropiane masat kufizuese kundër koronavirusit te ne janë liberale dhe japin rezultat, deklaroi Kryeministri Bojko Borisov në Razllog, ku bashkë me Ministrin e Shëndetësisë Krasimir Vëllçev dhe eurodeputetin Andrej Novakov vizitoi gjimnazin profesional të mekanizimit të bujqësisë.
Ai tha gjithashtu se ndoshta nga 31 janari nxënësit e klasës 5 deri në klasën 12 do të kthehen në shkollë.
Rekomandohet që vaksinat kundër koronavirusit të shiten në farmaci
Prof. Asena Serbezova, kryetare e Bashkimit Farmaceutik Bullgar, rekomandon që vaksinat kundër koronavirusit të shiten në farmaci, pasi furnizohemi me sasi të mjaftueshme.
Ajo vuri në dukje se në vaksinim duhet të marrin pjesë më shumë specialistë. “Imunizimi mund të zhvillohet edhe në farmaci dhe kështu të rritet numri i të vaksinuarve”, tha ajo para BNR-së. Sipas fjalëve të saj deri tani 15% e farmacistëve kanë deklaruar dëshirë për t’u vaksinuar.
“Megjithëse edhe ne jemi në vijën e parë qëndrimi i shtetit ndaj nesh është krejt i ndryshëm”, komentoi prof. Asena Serbezova.
Vaksina kundër Covid-19 nuk mund të shkaktojë reaksion imun
Në fund të vitit mund të krijohet imunitet kolektiv kundër koronavirusit me ndihmën e vaksinave, prognozoi para tlevizionit bTV Velisllava Petrova, drejtor i imunologjisë në “King's College” në Cambridge. Sipas fjalëve të saj njerëzit nuk duhet të shqetësohen për efektet anësore gjatë, ose pas imunizimit, sepse vdekshmëria nga virusi është 3-4%, derisa preparati mund të shkaktojë efekt negativ vetëm tek 3% prej njerëzve me alergji.
“Është me rëndësi se vaksina nuk mirëmban virus aktiv, pot vetëm një pjesë të vogël prej gjenomit të tij, i cili i jep informacion trupit se si të krijojë imunitet”, nënvizoi ajo, duke shtuar se nuk ka se si të arrihet deri tek reaksion imun.
5660 të shëruar nga Covid-19 dhe 552 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit
552 raste të reja të koronavirusit janë identifikuar në 24 orët e fundit pas 8850 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit, ose 6% e testeve janë pozitive. Numri më i lartë i infeksioneve të reja është në Sofje - 103, në Burgas - 84 dhe në Plovdiv - 49. 5660 janë të shëruar, 61 njerëz kanë vdekur dhe 3500 pacientë trajtohen në spital - 343 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv. 17 mjekë janë infektuar dhe numri i tyre i përgjithshëm është 9256. Deri më tani, 18,126 njerëz janë vaksinuar kundër Covid-19, 452 prej të cilëve në 24 orët e fundit.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..