Deri në muajin qershor vendi ynë duhet të marrë 1.5 mln. doza prej vaksinave kundër koronavirusit të “Pfizer”, “BioNtech” dhe “Moderna” dhe ato do të mjaftonë për 750 mijë veta, tha para televizionit bTV doc. Svetllana Velizarova, udhëheqëse e Klinikës për Fëmijë në Spitalin për Mjekimin e Sëmundjeve të Mushkërive “Shën Sofja”.
Sipas fjalëve të saj, shuma nuk është inkurajuese, sepse ne nuk do të jemi në gjendje ta presim sezonin vjeshtë-dimër të vaksinuar. Sipas saj 2 milionë njerëz tashmë janë hasur me virusin, kështu që vala tjetër do të jetë më e dobët.
"Ne nuk mund të qëndrojmë të mbyllur përgjithmonë," tha ajo, duke shtuar se madje po të ketë pakësim të pjesshëm të masave anti-epidemike rastet e Covid-19 do të rriten, sepse infeksioni transmetohen përmes pikave të ajrit. "Por kjo nuk do të thotë se duhet të zgjatet lockdown-i," tha në përfundim doc. Svetllana Velizarova.Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..
Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga..