Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të imunizuarit kundër Covid-19 do të marrin me kohë dozën e dytë të vaksinës

Foto: EPA/BGNES

Në vend të 35 000 dozave të premtuara fillimisht të vaksinave Pfizer / Biontech, në Bullgari do të mbërrijnë 18 720, vuri në dukje para BNT-së Bogdan Kirillov, drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Ilaçeve.

Ai shtoi se në fund të shkurtit do të rikthehet sasia e planifikuar dhe madje pritet një rritje e saj. Sipas Bogdan Kirillovit, numri më i vogël i dozave do të krijojë vështirësi, pasi njerëzit që duhet të vaksinohen janë paracaktuar. Gjëja e rëndësishme, megjithatë, është që doza e dytë do t'u jepet me kohë atyre që tashmë janë imunizuar.

"Ne vendosëm të mbanim gjysmën e sasive që marrim, pikërisht për shkak të situatave të tilla," komentoi ai.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rritje sezonale e ofertave për punë, por rënie në krahasim vjetor

Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga kompanitë më të mëdha të burimeve njerëzore në Bullgari. Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të..

botuar më 25-09-14 6.10.PD

Festivali i Rrugës U.L.I.C.A. në Stara Zagora i kushtohet të rinjve

Stara Zagora po pret Festivalin e parë të Rrugës U.L.I.C.A. – Street Fest, njoftuan organizatorët nga ndërmarrja komunale “Art Skena”. Eventi do të zhvillohet gjatë fundjavës në pjesën për këmbësorë të bulevardit “Car Simeon Veliki” (“Mbreti..

botuar më 25-09-13 5.50.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 20°C, në Sofje – 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në ultësira dhe përgjatë lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar dhe re të ulëta. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..

botuar më 25-09-12 7.35.MD