Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës miratoi shitjen e Nova Broadcasting Group nga United Group. Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë, sipas faqes së internetit të rregullatorit. Përveç Nova TV, Nova Broadcasting Group përfshin gjithashtu një kanal lajmesh dhe dy stacione televizive muzikore, 4 radio stacione, 8 sajte të njohura dhe akoma disa agjenci.
United Group, në të cilin aksionar mazhoritar është fondi BC Partners në Londër tashmë zotëron Vivacom dhe bleu grupin e medias për 150 milion euro.
Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...