Presidenca Portugeze e BE-së ka filluar kontakte politike me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut duke bërë përpjekje për të arritur kompromis për të caktuar një datë për zhvillimin e një konference ndërqeveritare për fillimin e negociatave për aderim në BE, duke përfshirë këtu dhe Shqipërinë.
Këtë e bëri të ditur Anna Paula Zakarias, Sekretare e Shtetit për Çështjet Evropiane të Portugalisë, raportoi korrespondentja jonë Angelina Piskova nga Brukseli.
Anna Paula Zakarias përsëri ka siguruar se kjo është një prej çështjeve me prioritet për Presidencën e vendit të saj. “Besojmë se ka nevojë për debate politike dhe do t’i zhvillojmë kur të ketë një besim të plotë mes dy partnerëve”, ka nënvizuar ajo.Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..