Ministria e Drejtësisë filloi një fushatë informative “Mbetuni së bashku” për fëmijët bullgarë dhe familjet e tyre jashtë shtetit. Shkasi për këtë janë rastet gjithnjë e më të shpeshta të masave të vendosura nga shërbimet sociale për mbrojtjen e fëmijëve të shtetasve bullgarë.
Partnerë në fushatë janë MPJ-ja, Ministria e Punës Sociale dhe Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijës. Në sajtet dhe në faqet e të gjitha ambasadave dhe konsullatave ka informacion për kompetencat e organeve dhe zbatueshmërinë e legjislacionit të shteteve të huaja. Pyetjet më të shpeshta janë se kur një fëmijë është në rrezik dhe si vlerësohet rreziku nga shërbimet sociale lokale, njoftoi BTA.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..