Kryeministri Bojko Borisov bisedoi me Ministrin e Jashtëm serb Nikolla Sellakoviç, i cili është duke bërë një vizitë zyrtare në Bullgari. “Marrëdhëniet tona me Serbinë gjithnjë kanë qenë miqësore dhe pragmatike”, tha Borisov. Ata shqyrtuan projekte kyçe, si Autostrada “Evropa”, gazsjellësi “Rryma Ballkanike” dhe ndërtimi i lidhjes së ndërsjellët Bullgari-Serbi. Ky interkonektor do të lejojë që Serbia të marrë gaz nga terminali në Aleksandrupolis, transmetoi BTA.
Në takim u theksua edhe përkrahja bullgare për rrugën evropiane të Serbisë. “Avancimi është i mundeshim vetëm mbi bazën e arritjeve në plotësimin e kritereve”, theksoi Borisov.
Në takimin e Nikolla Sellakoviçit me Kryeministrin Borisov dhe Ministren e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva ata u morën vesh që të dyja palat të punojnë aktivisht për lidhje edhe më të mira mes biznesit dhe njerëzve nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës, projekteve të përbashkëta dhe dialogut të sinqertë dhe pragmatik të të gjitha niveleve. Ata përvijuan turizmin si një nga sektorët me perspektivë më të madhe për bashkëpunim, duke pasur parasysh rritjen e vizitave edhe nga të dyja anët e kufirit, nënvizoi Borisov.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..