Edhe këtë vit, normat e interesit të kredive do të qëndrojnë në nivelet e vitit të kaluar - 4.5 deri 6.5% për kreditë konsumatore dhe rreth 2.5 deri 3.0-3.1% për kreditë hipotekare. Këtë e parashikoi para BNR Tihomir Toshev, drejtori ekzekutiv i “Qendrës së Kredive”.
Ai vuri në dukje se po rritet likuiditeti në sistemin bankar – depozitat rriten dhe tashmë janë me përmasë mbi 60 mlrd. leva (30.67 mlrd. euro). Në këtë sfond kreditë e popullsisë janë pak mbi 25 mlrd leva (12.78 mlrd. euro).
Tregu i pronësisë së paluajtshme nuk është i prekur nga kriza e koronavirusit, edhe sa u përket çmimeve, edhe sa i përket interesit ndaj kredive hipotekare, tha gjithashtu Tihomir Toshev.Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10, 20, 50 dhe 100 leva (përkatësisht afro 5, 10, 25 dhe 50 euro), pa një tirazh konkret, njoftoi BNB...
Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat. Pavarësisht se çmimi i miratuar prej 81,94 levash (rreth 40.97 euro)/MWh është më i lartë se çmimi për dhjetorin me 7,97%, ai..
Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit u rrit në dhjetor me 1.7 pikë nga 17 për qind në 18.7 për qind krahasuar me muajin nëntor. Rritje e treguesit është vërejtur në industri me 1.9 pikë, në tregtinë me pakicë me 5.7 pikë dhe në sektorin e shërbimeve..