Më 21 janar, menjëherë pas ditës së Shën Joan Pagëzorit, sipas stilit të vjetër, festojmë Ditën e Gjyshes Mami, për nder të grave të moshuara, të cilat u kanë ndihmuar dikur nënave gjatë lindjes. Në ditët tona festa tanimë ka humbur një pjesë të madhe nga ritet karakteristike, por është ruajtur si ditë, kushtuar të gjithë specialistëve, të cilët e ndihmojnë jetën të dalë në botën e bardhë.
Zyrtarisht gjatë vitit 1951, data 21 janar është shpallur Ditë e Kujdesit të Maternitetit dhe e Mamive, Gjinekologëve dhe Neonatologëve.
Prandaj në ditën e sotme, për të cilën mund të themi se është ditë e jetës së re dhe e fillimit të ri ju takojmë me doktorin Michel Shoayb, i cili prej 30 vjetëve “dhuron jetë” në Spitalin Gjinekologjik Obstetrikë “Shejnovo” në Sofje. Ai ka lindur në Liban dhe mbërrin në Bullgari gjatë vitit 1980. Është i dërguar tek ne përmes Ministrisë së Shëndetësisë. Ai diplomohet për mjekësi të përgjithshme në Akademinë e Mjekësisë, kurse pas kësaj specializon në obstetrikë dhe gjinekologji në “Majçin dom” dhe në Spitalin Gjinekologjik Obstetrikë “Shejnovo”, ku mbetet të punojë që nga viti 1990 e këtej.
“U oriejtova drejt gjinekologjisë dhe obstetrikës, sepse kjo është dega e vetme, e cila nuk merret vetëm me njerëz të sëmurë, por me lindjen e një jete të re. Merremi me In-vitro, me sterilitet të çifteve të martuar, gëzohemi kur mundemi të ndihmojmë për lindjen e jetës së re. Nuk ka gjë më të madhe se kaq! Nuk mund të përshkruhet momenti në të cilin merr në duar beben e sapo lindur, ky nuk është një profesion por një njohje”.
Për shkak të pandemisë, qasja e personave të jashtëm, përfshi dhe të baballarëve është e kufizuar dhe tanimë nuk kanë prani deri tek salla e lindjes. Por gjatë kushteve normale përpara pandemisë, gjithnjë e më shumë baballarë kanë shprehur dëshirë të marrin pjesë në lindje.
Doktori Shoayb me buzë në gaz kujtohet për një baba shumë të “guximshëm”, i cili paraprakisht ka deklaruar se nuk do të frikësohet nga bërtitjet dhe dhimbjet e gruas së tij gjatë kohës së lindjes dhe ka vendosur të marrë pjesë: “Kur doli koka e bebes dhe erdhi momenti më i rëndësishëm dhe serioz, unë ndjeva sesi një hije ra mbi meje dhe babai i ra të fiktë. Në vend që të kujdesem për nënën, unë fillova të merrem të ringjall babin”, tregon gjinekologu.
Spitali i Specializuar i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë “Shejnovo” është me një traditë 75 vjeçare dhe konsiderohet një etalon për profesionalizëm dhe teknologji moderne mjekësore. Për doktorin Michel Shoayb, viti 2020 do të mbetet në kujtimet e tij si “viti i bumit të bebeve”:
“Viti 2020, pavarësisht nga pandemia, pavarësisht nga kufizimet në spitalin “Shejnovo” lindën 300 bebe më shumë sesa gjatë vitit 2019. Ne e përfunduam vitin 2020 me këtë rekord dhe jemi shumë të lumtur”. Tendenca është me të vërtetë e gëzueshme, meqenëse në periudhën 2015-2019 bebet e porsalindura në vend pakësohen me midis 1000 dhe 2000 për vit.
Sidoqoftë, lumturia e mjekut nuk është e pakushtëzuar: “Në Bullgari ka një nevojë të madhe prej reformave në shëndetësi. Mjekët e rinj pas diplomimit të tyre preferojnë të marrin rrugën drejt Perëndimit. Nuk mund të këmbëngulim që këto kuadro të reja të mbeten këtu, nëse nuk bëjmë reforma në sistemin shëndetësor, me një pagë adekuate dhe kushte konkrete”.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht mamitë janë dy herë më pak nga e domosdoshmja, kurse mosha e tyre mesatare është 55 vjeç. Por, që të mund të sigurohen kujdese me cilësi për gratë me barrë dhe gratë të cilat lindin tek ne, sipas Organizatës së Profesionistëve të Kujdesit Shëndetësor, vendit tonë i janë të nevojshme akoma 4000 mami. Prandaj, gjatë këtij viti Universitetet Mjekësore në vend kanë shpallur pranimin e më shumë studentëve në kursin e parë në degën “Mami” *.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
*“Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikës, në Bullgari punojnë pak mbi 3150 mami dhe 1400 obstetër dhe gjinekologë. Mosha mesatare e infermiereve në vend është 53-55 vjeç. Prandaj dhe pjesa më e madhe e mjekëve tanë punojnë dhe pas daljes në pension. Përveç kësaj, në kushtet e pandemisë rreziku nga mungesa e punonjësve mjekësorë shtohet vazhdimisht. Sipas statistikës së fundit në Bullgari, nga përgjithësisht 9339 nëpunës mjekësorë, të infektuar me virusin gjatë kohës së punës - 3042 janë tek infermieret dhe mamitë.
Foto: Sevda Dyqanxhi, Evelina Stojanova dhe BGNESPara zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..