Ndërtim i fermave turistike në rajonet midis zonave të urbanizuara dhe tokave bujqësore në Ballçik - kështu bashkia shpreson të tërheqë pushues në afërsi deri tek bregu i detit. Ideja është regjistruar në planin e ri për zhvillimin e saj deri në vitin 2027, i cili do t’i nënshtrohet diskutimit publik.
Përveç shijimit të kontaktit me valët e detit, pushimi në fermat e vogla do të propozojë qetësi dhe një mjedis ekologjik. Sipas dokumentit do të kërkohen po kështu dhe mundësi të reja për pushim në disa fshatra, të cilat mund të kthehen në zona vilash për një pushim alternativ, mes dhuratave të natyrës.
Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..
Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..