Ka të ngjarë që parlamenti i ardhshëm do të vendosë për ndërtimin e Centralit Atomik Elektrik “Belene” ose për ndërtimin e bllokut të 7 të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”. Këtë e tha para BNR kryetari i komisionit energjetik parlamentar Valentin Nikollov.
Sipas analistit Rusllan Stefanov, vendi ynë nuk ka nevojë për kapacitet shtesë derisa reaktorët e 5-të dhe të 6-të të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” të çaktivizohen, gjë që mund të ndodhë deri në vitin 2050. “Në vitin 2008, filloi projekti “Belene” me perspektivën mashtruese të zhvillimit të energjisë sonë, dhe u lëshuan më shumë se 4 miliard leva resurse kombëtare”, shtoi analisti, duke theksuar se korrupsioni i madh për të cilin flitet nuk ishte hetuar kurrë.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..