Organizata joqeveritare “Fondi kundër korrupsionit” do të studiojë ndikimin e votës së kontrolluar dhe të blerë në zgjedhjet politike në Bullgari. Rezultatet e para të studimit do të shpallen disa ditë para zgjedhjeve parlamentare më 4 prill, njoftoi reporterja jonë Sillvija Velikova.
Objekt i studimit do të jenë të gjitha zgjedhjet pas vitit 2013, ndërsa për zgjedhjet e ardhshme do të ketë një raport suplementar pas zhvillimit të tyre.
Analiza është në kuadrin e projektit “Legjitimiteti i shkelur: vota e kontrolluar dhe e blerë në Bullgari, përmasa dhe ndikimi” dhe është provokuar nga dyshimet se blerja e votave dhe çrregullimet në procesin zgjedhor janë pjesë e të gjitha zgjedhjeve te ne që nga fillimi i ndryshimeve demokratike dhe kjo demotivon një pjesë të madhe të votuesve
“Fondi kundër Korrupsionit” përkrahet nga “Fondacioni Amerika për Bullgarinë”.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..