Gjendja e jashtëzakonshme epidemike zgjatet deri më 30 prill. Qeveria miratoi vendimin dhe Kryeministri Bojko Borisov urdhëroi Ministrin e Shëndetësisë të përgatitë një urdhër me afate të përcaktuara qartë për lehtësimin gradual të masave.
Lidhur me punën e restoranteve dhe bareve, Kryeministri kërkoi nga Ministri i Shëndetësisë që të takohet me përfaqësuesit e kësaj industrie për të diskutuar zgjidhjet e mundshme.
Qeveria siguroi 1 miliard euro për të ruajtur vendet e punës dhe për të ndihmuar bizneset në Bullgari që nga fillimi i pandemisë e deri në janar 2021. Me këto para u ruajtën 300 000 vende pune. Kështu u parandalua rreziku i rritjes së dyfishtë të papunësisë në vend, njoftoi BTA.
Burgasi do të aplikojë për Kryeqytetin Evropian të Kulturës në 2032. Si një hap i parë, po krijohet një fondacion për t'u përfshirë në strategjinë dhe përgatitjen për procedurën. Krijimi i tij u miratua sot nga Këshilli Bashkiak, njoftoi korrespondenti i..
Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin Popullor dhe deputet i GERB-it Deljan Dobrev komentoi për bTV se deficiti buxhetor është 9%. “18 miliardë (9 miliardë euro) nuk janë 3%, por 9%”, theksoi deputeti dhe ish-ministër i ekonomisë,..
Deputeti i PP-DB Venko Sabrutev theksoi për BNT se raporti i konvergjencës është dokumenti që do të përcaktojë nëse Bullgaria është gati për eurozonën dhe kujtoi se deri më tani ka pasur dy raporte të tilla nga koha e Borisovit, sipas të cilave..
Përfitimet për Bullgarinë nga hyrja e plotë në Shengen vlerësohen në mbi 800 milionë euro në vit. Më të mëdha ato do të jenë për prodhuesit dhe eksportuesit...
Ambasada e Bullgarisë në Stokholm është në kontakt me autoritetet kompetente suedeze dhe po monitoron në mënyrë aktive zhvillimin e rastit. Këtë e..
Autoritetet suedeze kanë ndaluar një anije të dyshuar për sabotimin e një kablloje me fibra optike nënujore në Detin Baltik. Bëhet fjalë për anijen bullgare..