Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kalina Muhova dhe libri i parë në Bullgari me ilustrime të qëndisura

Foto: личен архив

Do të njihni veprat e mahnitshme të ilustrueses Kalina Muhova nga stili karakteristik i saj i këndshëm dhe elegant. Vizatimet e saj të bukura me laps, në të zezë dhe të bardhë ose me ngjyra, bëjnë përshtypje me thellësi dhe kontrast dhe ju bëjnë të ktheheni tek ato përsëri dhe përsëri. Ajo ka ilustruar shumë libra, tregime, komike, dhe punimet e saj janë të përzgjedhura për të prezantuar në Panairin e Librit për Fëmijë në Bolonja në vitin 2018 midis veprave të më se 3000 krijuesve nga e gjithë bota.

Sidoqoftë projekti i fundit mbi të cilin punoi piktorja e talentuar nuk ka asnjë lidhje me botën e vizatimeve, sepse Kalina filloi një eksperiment të guximshëm krijues dhe krijoi diçka që nuk është parë kurrë më parë në Bullgari – ilustrime-qëndisje. Ato janë pjesë e qëndrimit prej novatori të shtëpisë botuese me të cilën ajo punon.

“Prej disa kohësh fillova të qëndis dhe të paraqes qëndisjet në rrjetet sociale – tregon Kalina Muhova para Radio Bullgarisë. – Kur më propozuan të ilustroja një libër më pëlqeu ideja, sepse nuk kisha punuar deri tashti diçka kaq e ndërlikuar si qëndisja. Më dukej si një sfidë e madhe por interesante. Historia që më ofruan – ishte një nga pak librat për fëmijë të cilët Lev Tollstoj ka shkruar.”

Faqet e librit “Ivan Budallai” (përkthyer nga Asja Grigorova), të cilin Kalina Muhova rikrijon me gjilpërë dhe fije, sjellin ndjenjën e një përralle popullore ruse, por gjithashtu bëjnë përshtypje me saktësinë dhe vëmendjen treguar ndaj detajeve më të vogla - jo vetëm në vetë ilustrimet, por edhe në çmimin në pjesën e pasme të librit, e cila është një copë liri e ngulur me një gjilpërë. Sa kohë u desh për të bërë qëndisjet e mahnitshme?

“Jo aq sa prita – përgjigjet Kalina. – Në libër ka një faqe të dyfishtë dhe më duheshin më se 10 ditë, ndërsa faqet më të vogla më morën nja 3-4 ditë, që nuk është aq për mua, sepse në se vizatoj me laps më nevojiten rreth 2-3 ditë. Në tërësi, arrita të përfundoja tërë projektin për një verë.”

Kalina Muhova nuk merret me qëndisje në mënyrë profesionale dhe puna e saj mbi ilustrimet e librit është prova e parë për të bërë diçka të tillë. Ajo filloi të provonte teknika të ndryshme dhe gradualisht hyri në këtë art, duke zgjedhur me mjeshtri dhe shije fijet për të krijuar imazhet që shohim në faqet e librit.

“Unë e zgjidhja materialet e përshtatshme nga intuita. Me më shumë rëndësi ishin ngjyrat që të arrij të rikrijoj atmosferën – thotë piktorja dhe tregon për më të vështirën në punimin e ilustrimeve: - Këto ishin fytyrat, sepse karakteristikat e tyre në përgjithësi janë jashtëzakonisht të vështira. Sa herë del diçka krejtësisht të ndryshme nga ajo që imagjinoj, por në një masë të madhe kjo është edhe bukuria e qëndisjes. Kjo është një teknikë ku nuk mund të kthehesh prapa, kështu që duhet të pranosh gabimet. Dhe kjo gjë ndryshoi shumë mënyrën time të të punuarit edhe në sferat e tjera të ilustrimit.”

Kalina Muhova thotë se për një projekt të tillë kërkohet shumë durim dhe kohë, por pranon:

“Nëse do të dilte historia e duhur, patjetër që do ta bëja përsëri. Unë e ndjek shumë intuitën time në këto gjëra.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një film bullgar triumfoi në një festival në Shqipëri

Filmi bullgar "Dita kur ajo do të lindë", me regji dhe skenar nga Emil Spahijski (në bashkautorësi me regjisorin rumun Bogdan Mureshanu), i bazuar në tregimin me të njëjtin titull nga shkrimtarja Jordanka Beleva, fitoi Çmimin e Publikut në..

botuar më 25-09-17 9.36.PD

Një dekadë në 18 000 fotografi – Sofja përmes syve të Ivan Shishiev

10 vite dhe 18 000 fotografi të publikuara – ky është bilanci i Ivan Shishiev, i cili lejoi veten të hedhë një vështrim të shkurtër pas në dekadën e kaluar. Vite, në të cilat ai ka fiksuar pa numër momente, fytyra dhe vende simbolike në kryeqytetin..

botuar më 25-09-17 7.00.PD

Fillon edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë"

Nga 16 deri më 23 shtator 2025, Varna bëhet përsëri kryeqyteti i kinemasë bullgare. Edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë" do të mbahet në Qendrën e Festivaleve dhe Kongreseve në qytet. Publiku do të ketë..

botuar më 25-09-16 6.00.PD