Gjatë vitit 2020 janë regjistruar 2100 kiber-incidente në hapësirën bullgare të internetit, vë në dukje Agjencia Shtetërore “Administrimi Elektronik”. Kjo përbën rritje me 9% në krahasim me vitin 2019. Më e madhe është përqindja e mashtrimeve – phishing – 47%. Pas tyre janë incidentet me kod të rremë – malware – 38%.
Kiber-sulmet janë kryesisht kundër autoriteteve shëndetësore, të lidhura me informacion për Covid-19. Janë prekur edhe institucionet financiare, ku mbizotërojnë letrat kërcënuese me kërkesa për shpërblesë.
Për shkak të mënyrës së re të punës në distancë po vëzhgohet rritje e abuzimeve me software-in për organizimin dhe zhvillimin e takimeve dhe trajnimeve online, si dhe me software-in për qasje nga distanca.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, në zonat juglindore me reshje shiu. Në Bullgarinë Jugperëndimore do të ketë thyerje dhe ulje më të theksuara të vranësirave...
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror Borisllav Sarafov, u shpreh qëndrimi se Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të jenë..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes,..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me..