Filloi faza e dytë e planit të imunizimit kundër koronavirusit. Sot në disa qytete u vaksinuan njerëz nga azilet, në disa të tjera po përgatitet vaksinimi i mësuesve, i cili fillon nga data 28 janar, transmetoi BTA.
Në Sofje imunizimi filloi nga azilet në lagjet “Nadezhda” dhe “Zona B-5”. Gjithsej 30 veta nga dy institucionet kanë shfaqur dëshirë për t’u vaksinuar, duke përfshirë këtu edhe nëpunësit e personelit.
“Tani për tani gjithsej rreth 30% prej banorëve në institucionet bashkiake kanë shfaqur dëshirë për t’u vaksinuar”, bëri të ditur Kryebashkiakja Jordanka Fandëkova, e cila ishte e pranishme në vënien e parë të vaksinave.Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..