“Dikur, si një djalosh i ri, unë e pëlqeja shumë këtë piktor. Riprodhimet e krijimeve të tij qenë një zbukurim i përhershëm në shkollat tona vendase -shkruan në librin e tij, kushtuar Dimitër Gjuxhenovit, shkrimtari Dimitër Avramov. Askund tjetër historia e largët e popullit bullgar nuk dukej kaq heroike, madhështore dhe e lavdishme: mbretërit - të bukur dhe dinjitozë, veprat e tyre -të pjekura dhe të dobishme, luftëtarët - trima dhe të papërmbajtur, veshjet, armët, pallatet, kishat - çdo gjë është shumë e bollshme, e shkëlqyer dhe e palëkundur. Sikurse, që të dëshmojë për një “shekull të artë” të pafund në të cilin nuk ka dhe shenjë nga mossukseset dhe fatkeqësitë”- shkruan Avramov.
Me të vërtetë, njohësit, por dhe njerëzit të cilët merren me histori të artit prezantojnë Dimitër Gjuxhenov të lindur përpara 130 vjetëve si një piktor kronist të ngritjeve dhe të sprovave në rrugën historike të popullit tonë. Në kompozicione të ndërlikuara, pikturat e tij zbulojnë personalitete dhe ngjarje, të cilat zënë vend në vetëdijen tonë kombëtare, për shkak të madhështisë së tyre morale dhe rëndësisë politike. Ajo e cila ka arritur deri më sot nga krijimtaria artistike e piktorit numëron 50 kompozicione historike dhe beteje, rreth 2000 etyde me bojëra vaji dhe akuarel, si dhe disa dosje me qindra piktura me laps.
Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare është ruajtur intervistë me Dimitër Gjuxhenovin, që na zbulon faqe pak të harruara gjatë viteve nga jeta e tij:
“Rinia ime kaloi përmes flakës së Luftës Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore. Në këto vite i gjithë populli qe nën një sundimi ushtarak, unë po kështu. Të pikturoj skica dhe piktura nga veprimet luftarake, qe detyra ime si një piktorë ushtarak. Unë qesh dëshmitar të luftërave dhe të betejave fatale për Bullgarinë. Pash kompozicione të gjalla prej ushtarëve, kuajve, armëve. Përjetova tensionin dhe sprovat e luftës. Nga ana tjetër, dy vjetët e qëndrimit në Paris gjatë viteve 1913-14 tek një mjeshtër i pikturës historike, tregoi ndikimin e vet. Shumë shpejt pasioni im pas tematikës ushtarake, kaloi në një interes të thellë ndaj pikturës historike”.
Cila është ajo e cila e tërheq më tepër në një tematikë historike?
“Momenti duhet të jetë i rëndësishëm, ndonjë fare kulmi në zhvillimin tonë kombëtar. Shembull janë “Hani Kubrat dhe djemtë e tij”, “Mbreti Simeon përpara kryeqytetit bizantin”, “Pritja e gjeneralit Gurko në Sofje” e të tjera. Çdo një nga këto tema, përmban ndonjë trimëri të lavdishme të frymës dhe të vullnetit. Këtë trimëri unë jam munduar t’ia imponoj dhe spektatorit, me mjete shprehëse të njohura prej tij. Nuk kam kërkuar origjinalitet në qartësinë e shprehjes të idesë. Mbase në vetvete mbaj diçka nga fryma e mjeshtërve rilindës. Ata kanë ndier një domosdoshmëri të ilustrojnë historinë tonë dhe të përfshijnë në këto ilustrime përmbajtjen njohëse dhe edukative”.
Sa i përket mjeshtërisë të kapë në pikturat e tij frymën e kohës, Gjuxhenov zbulon se kjo është rezultat i një pune të madhe dhe i një sërë pyetjesh dhe afrimesh me historianët, të cilët janë bashkëkohës të tij. “Në pikturën historike, besoj se më shumë se kudo tjetër, është e nevojshme të ndërthuren mendimet shkencore me ato artistike”- është kategorik piktori.
Mbretëria e Parë Bullgare, si dhe Mbreti Boris Pagëzori janë epoka dhe personaliteti i historisë bullgare, të cilët kanë shërbyer për frymëzimin e piktorit. Gjuxhenov e përcakton Mbretin Boris si një sundimtar i jashtëzakonshëm, por dhe një personalitet jashtëzakonisht dramatik, i cili nuk ka sesi të mos të tërheqë piktorin – historik.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare..