Drejtori i ri i Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) Kirill Vëllçev ripohoi se në përputhje me konceptin e vet do të parashtrojë kërkesa për ndryshime në Ligjin për BTA, që të sigurohet akses falas tek informacioni i Agjencisë.
BTA është media e vetme shtetërore, për informacionin e së cilës duhet të paguhet. Në një intervistë për BNR Vëllçev vuri në dukjes se është absurde që institucionet shtetërore të paguajnë, që të marrin informacion nga një media shtetërore. Është absurde që ambasadat e huaja të paguajnë për informacionin e BTA-së në gjuhën angleze, që të kuptojnë se çfarë ndodh në Bullgari. Për ne është me rëndësi që të jemi të pranishëm në botë”, tha gjithashtu drejtori i ri i agjencisë.
“Para gënjeshtrës së shpejtë preferoj të vërtetën e vonuar” – iu përgjigj drejtori i ri një pyetjeje të drejtueses së BNR-së sa i përket vonimit të vogël të përhapjes së informacionit të BTA-së.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..