Kaluan 76 vjet nga nata midis 1 dhe 2 shkurtit të vitit 1945 kur të ashtuquajturat “armiq të popullit” u vranë në zbatim të dënimeve të shpallura nga “Gjykata Popullore”. Gjykatat popullore në fjalë organizoheshin në shtetet që ishin në sferën sovjetike të ndikimit gjatë viteve të para pas fundit të Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo, në asnjë prej këtyre vendeve kjo tribunë civile nuk ka shpallur kaq shumë dënime me vdekje, si ajo në Bullgari.
Është krijuar me një Urdhër-Ligj "për shpalljen e dënimeve nga një Gjykatë Popullore kundër fajtorëve për përfshirjen e Bullgarisë në luftën botërore kundër kombeve aleate dhe për mizoritë e lidhura me të ", miratuar më 30 shtator 1944. U përket regjentëve, ministrave, deputetëve të Legjislaturës së XXV të Kuvendit Popullor, klerikëve të lartë dhe ushtarakëve, si dhe figurave publike, pjesë e politikës bullgare në periudhën 1941 - 9 shtator 1944. Për periudhën nga dhjetori 1944 deri në prill 1945 Gjykata shqyrtoi veprimet e mbi 11 000 njerëzve në 135 procese. 2000 prej tyre u justifikuan, 9155 u dërguan në burg, 2730 njerëz u dënuan me vdekje, duke përfshirë deputetin e pavarur dhe figurë publike Ivan K. Vazov, nipi i patriarkut të letërsisë bullgare Ivan Vazov.
Dënimet e disa qytetarëve janë dhënë pas likuidimit të tyre për t’u justifikuar pastrimi i llogarive, i cili filloi në ditët e para pas 9 shtatorit. Numrat janë të përafërt, pasi numri i vërtetë i njerëzve të dënuar dhe të vrarë, si para ashtu edhe pas proceseve, është i panjohur.
Më shumë hollësi për periudhën në fjalë mund të mësoni në artikullin tonë “1945-ta: Gjykata Popullore, terrori dhe dhuna politike” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Popullsia bullgare në Shqipëri është 7057 persona – 3691 burra dhe 3366 gra. Kjo duket qartë nga një njoftim i Institutit Kombëtar të Statistikave INSTAT, cituar nga BGNES. Kjo e vendos komunitetin bullgar në vendin e tretë në Shqipëri pas minoriteteve..
Edicioni i 18-të i Festivalit të Trashëgimisë së Lashtë "Shqiponja e Danubit" do të mbahet nga 14 deri më 16 qershor në dy vende në rajonin e qytetit Pleven - në koloninë Ulpia Escus afër fshatit Gigen dhe në kalanë romake "Ad Putea" afër fshatit..
Festivali Ndërkombëtar "Plovdiv - i lashtë dhe i përjetshëm: histori, etnologji, kulturë dhe art" hapet më 14 qershor dhe do të zgjasë deri më 16 qershor. Në veprimtarinë e organizuar nga Shoqata për Rikrijimin Historik “Filipopoll” priten..