Ministrja e Jashtme Bullgare Ekaterina Zaharieva u shpreh kundër ndalimit të protestuesve paqësorë në Rusi. “Ne dënojmë edhe një herë ndalimin me forcë të mbështetësve të Aleksej Navallni që protestojnë në mënyrë paqësore. Përdorimi i forcës disproporcionale bie në kundërshtim me angazhimet e Federatës Ruse për të respektuar të drejtat e njeriut.” Këtë e shkroi në rrjetin social “Twitter” Zëvendës Kryeministrja Zaharieva, njoftoi Ministria e Jashtme Bullgare. Sipas BTA, të arrestuarit pas protestave të së dielës në Federatën Ruse tejkaluan 5100.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..