Cvetana Pironkova u kualifikua në raundin e tretë WTA 500 të turneut të tenisit Yarra Valley Classic në Melbourne të Australisë. Tenistja N 1 e Bullgarisë mundi të nëntën në skemën Dona Vekic nga Kroacia me rezultat 1:6, 6:4, 6:2, njoftoi BGNES.
Amerikania Serena Williams zyrtarisht i doli në rrugën e bullgares Pironkova në turne. Williams mundi përfaqësuesen e nikoqirëve nga Australia Daria Gavrillova me 6:1 dhe 6:4 dhe u kualifikua në raundin e tretë. Amerikania 39-vjeçare, e cila aktualisht është e 11-ta në renditjen WTA, ka pesë fitore në pesë ndeshje të luajtura kundër bullgares Cvetana Pironkova.
Dyluftimi midis tenisteve Pironkova dhe Williams parashikohet për 3 shkurtin me orë fillestare 09.30, orë bullgare.
Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..
Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..