Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të infektuarit me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë mbi 7% nga 11 576 teste të bëra

Foto: BGNES

832 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 7.18% janë rastet pozitive nga gjithsej 11 576 teste të kryera. Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me koronavirus në Bullgari është 219 580. Rastet aktive janë 21 466. 2850 pacientë janë të shtruar në spital. 265 pacientë janë në njësitë e kujdesit intensiv.

97 njerëz vdiqën. Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është 9 142. 1 920 njerëz u shëruan në harkun e shënuar kohor. Numri i përgjithshëm i të kuruarve është 188 972.

1 509 njerëz janë vaksinuar në 24 orët e fundit. Me ta numri i përgjithshëm i të vaksinuarve arriti në 42 634 persona. Të vaksinuarit me dozën e dytë janë 13 656.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 13 marsin

Të enjten , pas reshjeve që priten gjatë natës, temperaturat minimale në mëngjes do të jenë 10 deri në 15°. Në Sofje do të jetë rreth 11°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë më të konsiderueshme. Në disa vende të izoluara, kryesisht në..

botuar më 25-03-12 7.40.MD

Presioni i migrantëve u ul me 70%, emigrantët nga Egjipti dhe Maroku janë në rritje

Në vitin 2024 Policia kufitare parandaloi më shumë se 52 500 përpjekje të emigrantëve për të hyrë ilegalisht në Bullgari. Falë masave të marra nga “Policia Kufitare” – shtimi i patrullave dhe pajisjeve në kufi, presioni i migracionit u ul me 70%..

botuar më 25-03-12 6.37.MD
Georgi Bahanov

Në rillogaritje ndryshohet barriera prej 4 për qind për hyrjen në parlament

Me 13 vota “pro” dhe 2 “kundër” – ato të Georgi Bahanov dhe Dimitër Dimitrov nga kuota GERB, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi rillogaritjen e rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në tetor 2024, të kërkuar nga Gjykata..

botuar më 25-03-12 5.31.MD