Policia në Sofje arrestoi një ish-polic nga Maqedonia e Veriut, i cili është dënuar në atdheun e vet dhe është kërkuar nga Interpoli. Arresti u realizua pasi ishte dhënë sinjal në lagjen e kryeqytetit “Mlladost” nga një grua e dëmtuar, e cila ka bashkëjetuar me Igor Spasov.
Sipas kontrollit të bërë Spasov është kërkuar që të dërgohet prapë në burg në lidhje me dënimin prej 14 vitesh kundër tij për vrasjen e një të riu pas një mitingu politik në Shkup në vitin 2011.
Burri ka hyrë në Bullgari, pasi për një kohë të veçantë është fshehur në Turqi. Po hetohet se si Spasov ka hyrë në vend. Pritet procedura e ekstradimit të tij, transmetoi BTA.
Perspektivat për nxitjen e shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve midis Bullgarisë dhe Polonisë, u diskutuan nga presidenti Rumen Radev në një takim me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë Polako-Bullgare. Rumen Radev theksoi rëndësinë e turizmit detar,..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Do të formohen ngrica vende-vende në luginat e 8 rretheve të gjysmës lindore të vendit. Pas mëngjesit të freskët, gjatë ditës do të ketë diell në të..
Gazi natyror pritet të bëhet më i lirë me rreth 14% krahasuar me çmimin aktual, njoftoi drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz”, Veselin Sinabov, në një takim të hapur të Komisionit Rregullator të Energjisë dhe Ujit. Kjo do të thotë që një megavat-orë do të..
Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë..
Ministri bullgar i Energjetikës Zheço Stankov zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Energjetikës të SHBA-së Chris Wright. Të dy diskutuan..
Mëngjesin e së mërkurës do të jetë ftohtë dhe do të ketë sërish ngrica në vende fushore dhe luginore. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në..