Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një këngë me kauzë “gjigante”

Foto: arkiv personal

Çdo vit më shumë se 2000 fëmijë në Bullgari braktisen nga prindërit e tyre, shumica e tyre që në spitalin e lindjes. Dhe kjo është një tendencë e qëndrueshme gjatë 10 viteve të fundit. Situata e familjeve në rrezik është veçanërisht dramatike gjatë epidemisë së tanishme dhe krizës ekonomike në zhvillim, kur grupet e ndjeshme sociale bëhen edhe më të prekshme. Për të tërhequr vëmendjen e publikut ndaj fakteve shqetësuese të viteve të fundit, SOS Fshatrat e Fëmijëve - Bullgaria filluan fushatën "Bëhuni një gjigand". Një nga qëllimet e saj është të tërheqë njerëz që kanë mundësi të dhurojnë mjete financiare për fëmijët e privuar nga kujdesi prindëror ose për ata që janë të rrezikuar për ta humbur.

Fytyra e fushatës, e cila do të zgjasë deri në fund të shkurtit, është muzikanti Svilen Noev. Ai ia dhuroi këngën e vet "Gjigandi" SOS Fshatrave të Fëmijëve – Bullgaria, organizata e parë civile në vendin tonë për mbrojtjen e të drejtave, e cila siguron kujdes të drejtpërdrejtë për fëmijët në rrezik. Në incizim marrin pjesë edhe muzikantët nga grupi "Ostava", ku ai është frontman. Muzika dhe teksti janë të Svilenit, orkestrimi është i përbashkët. "Ndonjëherë jam vetëm, por e di që jam gjigand me ty", thuhet në tekstin e këngës. Autori thotë: "Unë besoj se çdo fëmijë mund të bëhet gjigand nëse ka mbështetjen e nevojshme. Shpresoj se fansat e mi dhe kushdo që ka mundësi do të mbështesë fëmijët në rrezik duke u bërë SOS mik".

''Gjigandi''

Ju kujtojmë se SOS Fshatrat e Fëmijëve në Bullgari janë pjesë e familjes së madhe ndërkombëtare SOS Children’s Villages International, e cila kujdeset për gati 2 500 000 fëmijë në 136 vende të botës. Themeluar menjëherë pas ndryshimeve demokratike në Bullgari, shoqata siguron një familje dhe një mjedis të shëndetshëm për zhvillimin dhe rritjen e fëmijëve të privuar nga kujdesi prindëror.

"Me ndihmën dhe mbështetjen tuaj ne besojmë se çdo fëmijë do të rritet si një gjigand i madh dhe i fortë" - janë të bindur organizatorët.

Përpiloi: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Deti dhe toka” - një këngë verore me frymë detare

Për Dimitër Llazarov – DE FUEGO, nuk mund të thuhet me siguri se çfarë vjen e para – muzika apo vallëzimi. Këngët e tij prej autori na sjellin emocione pozitive – me ritme të gjalla dhe ndjesi verore. Kjo mund të thuhet edhe për këngën e tij më të re –..

botuar më 25-08-27 2.25.MD
Foto: Facebook/The Mystery of the Bulgarian Voices

Kori legjendar “Misteri i zërave bullgarë” me koncert në Sofje

Më 27 gusht (e mërkurë), skena verore “Majmunarnika” në Parkun “Kopshti i Borisit” në Sofje do të ndriçohet nga magjia e folklorit bullgar. Kori i famshëm ndërkombëtarisht “Misteri i zërave bullgarë” do të mbajë një koncert të paharrueshëm nën yje...

botuar më 25-08-27 5.55.PD
Foto: Facebook/ Mariyana Dobreva-Veleva

"Unë dhe ti” – krijimi më i ri i këngëtares Marjana Dobreva

E njohim Marjana Dobrevën si këngëtare dhe autore këngësh, e cila shpesh performon duke i shoqëruar ato me kitarë.Që nga fundi i viteve ’90 të shekullit të kaluar, ajo është edhe ndër themelueset e grupit emblemë për Burgasin, "Siluetë". Në pranverë,..

botuar më 25-08-26 2.05.MD