Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri dhe ministri i jashtëm duan liri për Navallni

Aleksej Navallni
Foto: EPA/BGNES

“Dënimi i Navallnit është i papranueshëm dhe ai duhet të lirohet sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Kryeministri Bojko Borisov në Facebook. Ai është kategorik se proceset nuk duhet të politizohen. “Dhuna e vazhdueshme kundër qytetarëve rusë që protestojnë në mënyrë paqësore është gjithashtu e papranueshme”, shtoi Borisov.

Vendimi për të burgosur Navallni pas trajtimit jashtë vendit dhe pas përpjekjes për helmim është plotësisht i papranueshëm, shkroi Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva në Twitter. Ne bëjmë thirrje që vendimet e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore të respektohen, e drejta për një gjykim të drejtë është një e drejtë themelore, e padiskutueshme e njeriut, shtoi Zaharieva, cituar nga Ministria e Jashtme Bullgare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilijana Jotova

Nënpresidentja tha se nuk do të ketë referendum për euron

Koha për referendum për euron kaloi pa kthim, deklaroi nënpresidentja Ilijana Jotova, transmeton BGNES. “Nuk shoh asnjë arsye që presidenti Rumen Radev të paraqesë edhe një herë në parlament propozimin e tij për referendum për euron. Vendimi i..

botuar më 25-11-21 9.36.PD

Parashikimi i motit për 21 nëntorin

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do të kemi mot me mjegull. Në disa vende në Bullgarinë Perëndimore dhe në rajonin Rilla-Rodope, do të..

botuar më 25-11-20 7.40.MD

Bullgaria dënon sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel. Ministrat diskutuan angazhimet e BE-së ndaj sigurisë së Ukrainës dhe vazhdimin e mbështetjes..

botuar më 25-11-20 6.59.MD