“Thonë se çdo një vet e shkruan historinë e vet. Unë pata fatin të shkruaj bashkë me ty”. Ky është një nga mesazhet të vendosura mbi Pemën e Dashurisë në Shtëpinë e Çifteve të Porsamartuar në qytetin Plovdiv në lidhje me muajin e të dashuruarve.
Nëpunësit nga ndërmarrja bashkiake “Rituale të gëzueshme” ftojnë banuesit e qytetit si dhe miqtë të zgjedhin këtë mënyrë jo standarde që t’i thonë dikujt “Të dua” ose thjesht t’i tregojnë se është i rëndësishëm për ta. “Por, përse dhe jo të bëni dhe një propozim për martesë?!” - shtojnë ata dhe pohojnë se, njerëzit, të cilët kanë shprehur ndjenjat e tyre mbi dy thuprat nga të cilat është punuar Pema e Dashurisë, i pret një kësmet i madh në dashuri.
Mesazhet do të vendosen në facebook më 14 shkurt - Dita e Shën Valentinit. Në këtë ditë 7 çifte kanë zgjedhur të martohen në Plovdiv.
Përpiloi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë. Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...
Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka nevojë për reforma të mbështetura me ligje të nevojshme. Një prej tyre është ligji për arsimin..
Në fillim të shekullit të kaluar Dubai ishte një qytet i vogël me rreth 1200 banorë, me një port të vogël në brigjet e Gjirit Persik. Falë vendndodhjes së tij gjeografike u shndërrua në një port të rëndësishëm për tregtarët e huaj, kryesisht indianë,..